UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare.
Partizani do të luajë ndaj skuadrës nga Estonia, Nomme Kalju. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për “demat”, ndërsa kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit në Shqipëri.
Vllaznia do të përballet me skuadrën letoneze të BFC Daugavpils. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.
Skuadra tjetër nga kampionati shqiptar, Dinamo e nis rrugëtimin nga turi i dytë, diçka që u vendos nga UEFA, pasi Drogheda United u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.
Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Deçiç nga kampionati i Malit të Zi, do të përballet me Sileksin nga Maqedonia e Veriut.
Malisheva nga kampionati i Kosovës, do të përballet me ekipin islandez të Vikingur Reykjavik.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.