Sport

Conference League në Tiranë, Rama: Kush e mendonte deri para pak vitesh se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 06/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lajmin se në “Air Albania” do të luhet finalja e parë europiane ajo mes Romës dhe Feyenoord më 25 maj.

Kreu i qeverisë në një postim në “Facebook” shkruan se “kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!”.

Më tej ai thotë se jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë të mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar në kohë të këqija.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i Sigurisë, shërbimit, ushqimit,nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas