Komente

Comoedia (1927) / Telegrami ekskluziv i Aleksandër Moisiut, para se të nisej në Amerikë : “Faleminderit Paris !”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 08/05/18 |
b.f

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2018

“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Z. Gabriel Boissy.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv :

Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit.

  1. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :

Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.

Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.

Aleksandër Moisiu

https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1927-telegrami-ekskluziv-i-aleksander-moisiut-para-se-te-nisej-ne-amerike-faleminderit-paris/.

Pas