Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çollaku-Autoritetit të Dosjeve: Kërkoj dokumentet, nëse nga ’91 ka patur ish-sigurimsa

2023/01/23 at 12:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çollaku-Autoritetit të Dosjeve: Kërkoj dokumentet, nëse nga ’91 ka patur ish-sigurimsa

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka depozituar këtë të hënë në Kuvend një kërkesë ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me dosjet e gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Çollaku tha se do t’i kërkojë Autoritetit të Dosjeve që t’i vërë në dispozicion një kopje të dokumenteve nëse nga Marsi i 1991 deri në vitin 2023 ka patur ish-bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë.

 “Sot kam depozituar pranë zyrës së protokollit të Kuvendit kam paraqitur kërkesën time për të më vënë në dispozicion një kopje të dokumenteve . Nëse që nga marsi i 91 deri më sot ka pasur bashkëpunëtorë apo elemente në shërbim të ish-bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit.

Me propozim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 72/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Në përmbajtje të këtij ligji, është parashikuar që në nenin 20, pas pikës 1, të shohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

1.1 Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi është i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorim të informacionit të marrë.

Ndërsa, në nenin 44, është parashikuar shtimi i pikave 4 dhe 5 me përmbajtje si më poshtë:

  1. Të deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të parashikuara në këtë ligj për periudhën 29 nëntor 1944 deri ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.
  2. Autoriteti përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Pikërisht, në zbatim të dispozitave të sipërcituara, si dhe në mbështetje të neneve 8 dhe 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, kërkoj nga ana juaj vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023.

Sjell në vëmendjen tuaj, se neni 8, paragrafi i dytë i ligjit nr. 8550/1999, përcakton një afat 15-ditor për kthimin e përgjigjes, megjithatë duke pasur parasysh volumin e informacionit të kërkuar, mirëkuptoj kohën e nevojshme shtesë që mund t’iu duhet për përgatitjen e përgjigjes.”- tha Çollaku.

.

Ju sugjerojmë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Para
Itali/Aksident me kamion, 22-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi dhe humbet jetën

Itali/Aksident me kamion, 22-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi dhe humbet jetën

Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë/Lista e pjesëmarrësve, kush do përfaqësojë opozitën

Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë/Lista e pjesëmarrësve, kush do përfaqësojë opozitën

Manja: 21 Janari, vrasje shtetërore.  Sot dorëzojmë kallëzimin

Manja: 21 Janari, vrasje shtetërore. Sot dorëzojmë kallëzimin

TE FUNDIT

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com