Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CNN në Shqipëri, ja kur do të nisin transmetimet

2018/02/08 at 8:53 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
CNN në Shqipëri, ja kur do të nisin transmetimet

Lajmi se media e njohur ndërkombëtare, CNN, ka hyrë në tregun shqiptar ngjalli jo pak interes në publik. Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, kanë munguar emrat ndërkombëtare në media. I pari që tentoi ishte Waz Media Group, një nga grupet më të mëdha mediatike në Europë me seli qendrore në Gjermani, i cili bleu 67% të aksioneve të Vizion Plus për 2.4 milionë euro në shkurt të vitit 2009, por më pas i shiti sërish aksionet në korrik të vitit 2012.


Tregu i vogël i reklamave që vlerësohet deri në 40 milionë euro në vit dhe konkurrenca e lartë, shpesh informale, mes mediave vendase, i kanë mbajtur larg të huajt nga ky sektor.

Megjithatë, Gener 2, një nga kompanitë më të mëdha private shqiptare në fushën e ndërtimit dhe punimeve civile inxhinierike, arriti që të sjellë në një partneritet ekskluziv me CNN, hapjen e stacionit të parë informativ A2.

“Gjendemi në kushtet kur ekonomia shqiptare ka nevojë të rritet dhe të diversifikojë portofolin e investimeve. Nisur nga kjo ne menduam se është koha e duhur t’i japim tregut një investim të madh në industrinë e medias, një investim të qëndrueshëm që do të ndryshojë, e për këtë ne jemi të bindur, realitetin mediatik shqiptar”,  pohoi Dorina Troka, Drejtore e Marketingut dhe Komunikimit, Gener 2, e cila dha për Monitor disa detaje se kur do të fillojë aktiviteti dhe çfarë risish do të sjellë në treg hyrja e një media ndërkombëtare.

Transmetimet nisin në fund të 2018-s

A2 do të jetë një televizion tërësisht i ri me zyra qendrore në Tiranë. Do të ketë studio televizive dhe çdo lehtësi të mundshme për prodhimin e përmbajtjeve informative në formatet më kryesore të tij.

“Ne jemi optimistë se do të përmbushim të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë dhe A2 do të nisë transmetimet direkte në fund të vitit 2018”, tha Troka.

Aktualisht po punohet për të ndërtuar identitetin e këtij televizioni bazuar në standardet dhe guidën e markës CNN.

Stacioni i ri televiziv, A2, do të ofrojë përmbajtje informative, si për shqiptarët brenda vendit, ashtu edhe për ata të diasporës dhe më gjerë.  I gjithë informacioni i CNN, që do të transmetohet ekskluzivisht nga CNN, do të përkthehet në gjuhën shqipe, tha Troka.

“Ne besojmë se do të kemi të gjithë potencialin e duhur për të sjellë një stil të ri të të bërit të gazetarisë në Shqipëri. Kjo edhe për vetë faktin se jemi në partneritet ekskluziv me CNN dhe do të mund të kemi akses në një rrjet të përbërë nga 1,100 degë që shtrihen në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Si do të përzgjidhet personeli

Zgjedhja e personelit do të kryhet duke  ndjekur udhëzimet dhe standardet e CNN dhe stafi vendas do t’i nënshtrohet një procesi të rreptë përzgjedhjeje. “Në bashkëpunim të ngushtë me CNN dhe këshilluesit tane, jemi duke finalizuar kërkesat për çdo element të strukturës organizative. I gjithë procesi do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e të gjitha palëve të përfshira.

Rekrutimi do të filloje së shpejti. Të gjithë profesionistët e interesuar do të mund të aplikojnë sapo të njoftohet nisja e procesit”, pohoi Drejtorja e Marketingut dhe Komunikimit në Gener 2.

Totali i personelit do të arrijë në rreth 100 persona.

Konkurrenca

Hyrja e CNN në tregun shqiptar pritet të rrisë konkurrencës por dhe t’i japë një tjetër dimension cilësisë së raportimit të lajmit bazuar në standardet ndërkombëtare.

“Ne arritëm të firmosnim një marrëveshje me CNN pasi kaluam një proces të rreptë dhe të kujdesshëm. CNN do te na furnizoje me lajme, informacion dhe permbajtje ekskluzive. Paralelisht, në kohe reale, përmbajtjet tona do të furnizojnë CNN. Procesi do të jetë i monitoruar”.

Objektivi është që të ofrohen lajme të shpejta, të thelluara, të kuruara dhe mbi të gjitha të besueshme për audiencën.

“Për të realizuar  këtë sipërmarrje do të mbështetemi nga ekspertë mediash me përvojë të gjerë në këtë industri. Gjithashtu do bashkëpunojmë me kompani të njohura në sektorin e teknologjisë, krijimtarisë dhe komunikimit etj”, tha Troka.

“Në këndvështrimin tonë, edhe kompanitë e tjera që janë të pranishme tashmë në këtë industri do të nxiten për të rritur standardet, për të investuar më shumë në teknologji dhe për të trajnuar stafin. Në këtë mënyrë, CNN, nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një markë ndërkombëtare mediatike e pranishme në tregun shqiptar, por do të ofrojë garanci dhe nxitje për rritjen e standardeve”.

A do të jetë fitimprurës

Tregu i vogël i reklamave dhe konkurrenca e lartë në media nuk e kanë trembur investitorin Gener 2, që të sjellë CNN nëShqipëri. “Numri i mediave që operojnë në treg është i lartë në krahasim me popullsinë”, thotë Troka. “Ne e respektojmë konkurrencën, por një lojtar i ri po bëhet pjesë e lojës”.

“CNN është një kompani shumë fitimprurëse. Ne besojmë në modelin e tyre dhe do të ndjekim udhëzimet për ta bërë stacionin tonë fitimprurës në Shqipëri”, tha Troka.

Risi do të jetë dhe teknologjia. “Do të përdoret teknologjia e fundit të industrisë. Kjo do të na lejojë të ulim kostot dhe të rrisim performancën e prodhimit. Këto detaje të rëndësishme operacionale do të na japin një avantazh në konkurencë me tregun aktual”./Monitor

Etiketa: CNNshqiperitelevizion


Ju sugjerojmë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Para
Ambasadorët e uritur dhe tigani pa peshqit e mëdhenj

Ambasadorët e uritur dhe tigani pa peshqit e mëdhenj

Ky është sekreti i femrave me lëkurë perfekte

Ky është sekreti i femrave me lëkurë perfekte

Vendimi i qeverisë: Punëdhënësit duhet të paguajnë edhe ushqimin e punonjësve, 300 lekë për vakt

Vendimi i qeverisë: Punëdhënësit duhet të paguajnë edhe ushqimin e punonjësve, 300 lekë për vakt
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com