Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të sigurojë deri tani vetëm gjysmën e energjisë që kërkohet për konsum në periudhën 14 deri 17 Tetor 2021.
Sipas Tv Klan, gjatë një ankandi të hapur këtë të hënë nga Furnizuesi i Tregut të Lirë u bë e mundur blerja e 19 400 megavat për orë nga 44 400 megavat që nevojiten me një çmim mesatar prej 255 eurosh.
Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë dhe tejkalon edhe blerjen e energjisë në ankandin e fundit, ku çmimi mesatar arriti në 233 euro për megavat në ore.
Procedura u zhvillua përmes platformës online e cila kaloi në 3 faza, dhe në të cilën morën pjesë 10 kompani.