Pas Dasmës së famshme të Turit dhe Orindës është radha e Xhensilës dhe Besit të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në një martesë.
Çifti nuk ka dashur të tregojë datën por ka zbuluar se do të bëhet këtë verë.
Përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe kjo shihet nga postimet e Xhensilës e cila disa ditë më parë po zgjidhte fustanin në atelien e Valdrin Sahitit.
Ndërsa sot këngëtarja ka zgjedhur këpucët.
Ajo ka postuar një video në instastory ku tregon një palë këpucë të mrekullueshme.
Këto këpucë me kristale janë dizenjuar nga Jimmy Choo dhe kushtojnë 3,495 euro.