Në këtë mënyrë protestuan kultivuesit e luleshtrydhes në Frakull të Fierit.
Produktin nuk e shitën por e hodhën. Kjo për shkak të çmimit tepër të ulët. Luleshtrydhja sipas tyre në këtë kohë duhet të tregohet me 150 lekë kg ndërkohë që çmimi është vetëm 40 lekë kg. Ndaj ata thonë se janë drejt falimentit.
“Arka po shkon me 200 Lekë, arka me 5kg luleshtrydhe brenda. Blihet 70 Lekë amballazhi i arkës dhe 50 Lekë amballazhi i plastikës, ne dalim me humbje.”
“Kostoja e këtyre që shikon ti, kjo merret 65 Lekë dhe kupat, shkon 5500 Lekë një karton me kutija. Ne jemi zero.”
“Kjo do të thotë që ne jemi zero me kreditë që kemi marrë, me punën që po bëjmë, ne jemi zero.”
“Nuk po e merr njeri as 300 Lekë, as 200 Lekë arkën.”
“Sot luleshtrydhja u hodh poshtë. Të vish edhe në Kashishtë, edhe atje është derdhur luleshtrydhja. Në lumin Vjosë është hedhur luleshtrydhe.”
Prodhuesit e cilësojnë si vitin më të vështirë ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve. Kjo situatë në treg është krijuar pasi ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura në vendin tonë pas kryerjes së analizave rezultuan me pesticide.
Klan News