Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i patentës/Autoriteti i Konkurrencës pezullon marrëveshjen DPSHTRR- autoshkolla

2023/03/01 at 3:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i patentës/Autoriteti i Konkurrencës pezullon marrëveshjen DPSHTRR- autoshkolla

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të ndalojë rritjen e dakordësuar të çmimit të patentës.

Marrëveshja e nënshkruar midis Drejtorisë së Transportit Rrugor, Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave, përcaktonte vendosjen e një çmimi minimal prej 85 mijë lekësh për kursin e patentës.

Komisioni i Konkurrencës vendosi pas shqyrtimit të çështjes të urdhërojë moszbatimin e këtyre tarifave, deri në një vendim përfundimtar të Konkurrencës.

NJOFTIM PËR SHTYP

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi: I. Marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:

  1. Ndalimin e zbatimit të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi;
  2. Depozitimin panë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Akt Marrëveshje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës. III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma b), të Ligjit nr.9121/2003./Opinion.al

Ju sugjerojmë

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

25 Korrik, 2025 3:21 pm
Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari
Aktualitet

Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari

25 Korrik, 2025 2:44 pm
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..
Aktualitet

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..

25 Korrik, 2025 2:20 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Vizat/Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga..

25 Korrik, 2025 1:58 pm
Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë
Aktualitet

Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë

25 Korrik, 2025 1:37 pm
Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit
Aktualitet

Sarandë/ Në kërkim 5 shtetas italianë, u konfliktuan në shëtitoren e qytetit

25 Korrik, 2025 1:27 pm
Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgim të përjetshëm

25 Korrik, 2025 12:51 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Mashtroi një shtetas e i mori 100 mijë €, bie në pranga/ Një tjetër i ndaluar për..

25 Korrik, 2025 12:30 pm
Rrëfimi i Thaçit/Rama:E vërtetë Komandant! E lirë nuk është drejtësia ndërkombëtare
Aktualitet

Rrëfimi i Thaçit/Rama:E vërtetë Komandant! E lirë nuk është drejtësia ndërkombëtare

25 Korrik, 2025 12:21 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

25 Korrik, 2025 12:08 pm
Para
‘Kishin një vajzë 4-muajshe”, flet e afërmja e familjes në Paskuqan

'Kishin një vajzë 4-muajshe", flet e afërmja e familjes në Paskuqan

Përballja Klosi-Dobi, ish-zyrtarja del duke qeshur nga Prokuroria

Përballja Klosi-Dobi, ish-zyrtarja del duke qeshur nga Prokuroria

Jep dorëheqjen ministri i Transportit në Greqi: S’mund të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë

Jep dorëheqjen ministri i Transportit në Greqi: S'mund të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë

TE FUNDIT

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën
25 Korrik, 2025

Kështu shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama ku ndër të tjera shkruan se blogerët e shijes...

Lexo më shumë

Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari

Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari
25 Korrik, 2025

Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike....

Lexo më shumë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..
25 Korrik, 2025

Policia e Korçës përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur planin e masave për garantimin e rendit dhe...

Lexo më shumë

Vizat/Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga..

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
25 Korrik, 2025

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com