Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp ka folur për ekonominë e vendit për vitin 2021 dhe muajin e parë të 2022.
Ajo ka folur edhe lidhur me rritjen e çmimit të naftës, ku u shpreh se pritet që çmimet të stabilizohen në gjysmën e dytë të vitit.
“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”,-tha ajo./Opinion.al