Politikë

Çmimi i naftës/Me çfarë ke shkuar në punë?Ahmetaj i shmanget pyetjes së gazetares



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 09/06/22 |
Opi Nion

Prej ditës së mërkurë në Shqipëri çmimi i naftës ka shkuar në 258 Lekë për litër. Ky është çmimi më i lartë i vendosur ndonjëherë në vendin tonë që prej krijimit të Bordit të Transparencës, i ngritur për të mos lejuar abuzimet me çmimin e karburantit.

Ditën e sotme, zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është pyetur nga gazetarët se me çfarë ka shkuar në punë për të kursyer karburant përballë një krize të tillë globale.

Nëse keni interes çfarë bëjnë qytetarët, dua të ndaj me ju që qeveria ka menduar përpara disa muajsh për ato paketa që sot janë publike në funksion. Shqipëria e ka inflacionin 6.,2% më pak se i gjithë rajoni kjo ka të bëjë me subvencionimin, me mbështetjen që i ka dhënë qeveria në paketën e të ardhurave. Bosnja është 13. Asnjë nga vendet nuk i afrohet 6.2. Është një krizë globale fatkeqësisht që e ka gjenezën në Ukrainë në invazionin rus.

Në këtë fazë ku gjithë kriza ndërkombëtare e energjisë dhe jo vetëm e preson tregun, ne jemi treg i hapur dhe kemi konseguencat e asaj krize dhe është një krizë që nuk është se pushon sot, që nuk i dihet fundi. Qeveria është e përgatitur që hap pas hapi të marrë masa”, ishte përgjigja e zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Pas