Një pole position i qetë mund të konsiderohet ky i ditës së sotme i arritur nga britaniku Lewis Hamilton.
Ai vendosi kohën më të mirë në pistën e Intergalos për çmimin e madh të Brazilit. Ky është pole position i 60 i karrirërës së tij, që prej vitit 2007 kur ka arritur të parin.
Shoku i tij i skuadrës, gjermani Rosberg e ka kaluar vijën e finishit 0.102 sekonda pas Hamilton duke u renditur kështu i dyti në linjën e startit për ditën e nesërme.
I treti do të niset finlandezi i Ferrari, Kimi Raikkonen i cili ka bërë një shfaqje tëpër impresionuese, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Vettel do të niset i pesti.