Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i energjisë, PD: Nga tetori familjet shqiptare do paguajnë shumë më tepër

2022/08/31 at 2:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimi i energjisë, PD: Nga tetori familjet shqiptare do paguajnë shumë më tepër

“Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla”. Kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme.


Bozdo tha se duke filluar nga muaji tetor e në vazhdim familjet shqiptare do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në dimër, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm.

Më tej, Bozdo kujtoi fashën e vendosur nga PD prej 300 kwh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji, ndërsa tha se kryeministri Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve. Sipas tij, fasha e re që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën. Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm.

Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjaret dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën.

Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014.

Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 kwh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji.

Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve.
Praktikisht u goditën familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa ata që shpenzonin më shumë, të pasurit, u favorizuan me çmimim më të ulët.

Tetë vite më vonë po bën të kundërtën.
“Ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë”, thotë ai.

Por në fakt të gjithë do të paguajnë, pa asnjë përjashtim.

Fasha që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit.

Ajo që është spektakolare, në kuptimin e keq të fjalës, është se Rama e quan mbrojtje të konsumatorit, si kur e hiqte në 2014, ashtu dhe tani që e vendos fashën.

Është e pamundur që për dy gjëra të kundërta të kesh të drejtë të dyja herët. E vërteta është e thjeshtë: mashtron në të dy rastet.

Vetëm në një gjë Rama nuk gënjen: kur thotë se situata në sektorin energjetik është katastrofike.

Në fakt ashtu është. Më e rënda në 30 vitet e fundit. Kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Ishin dhe janë të gjitha pallavra.

Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt.

Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej.
Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës.
Me një Kryeministër amator dhe rrenacak profesionist, Shqipëria është në rrezik./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Para
Plagosja në Tiranë, Artan Hoxha:I riu financohej nga një grup i rrezikshëm

Hapja e basteve? Hoxha: Kuplaraja luksoze nga lagjia e Shullazit ka nevojë për...

Çmimet/ Tabaku: Kriza e korrupsionit ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës

Rikthimi i basteve? Tabaku: Hipokrizi e kryeministrit. Ja pse jam në gjyq me të

Deklaratat e Ramës/ Ministria e Jashtme Bullgare: Mungesë e aftësive komunikuese

Deklaratat e Ramës/ Ministria e Jashtme Bullgare: Mungesë e aftësive komunikuese
















TE FUNDIT

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
18 Nëntor, 2025

Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë. Mocioni me debat do të...

Lexo më shumë

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
18 Nëntor, 2025

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Clark i mbetet besnik...

Lexo më shumë

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
18 Nëntor, 2025

“Isha në cilësinë e kallëzuesit të PD-së në lidhje me aferën e Eco Park”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë...

Lexo më shumë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com