Bota

Çmimi i energjisë elektrike arrin nivele rekord në Europë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 27/08/22 |
Opi Nion

Çmimet e tregtimit të energjisë elektrike në Europë u rritën në nivele rekord për shkak të krizës energjetike dhe motit ekstrem. Çmimi i tregtimit të energjisë elektrike në Francë u rrit nga 630.62 euro të enjten në 706.32 euro për megavat-orë të premten. Në Gjermani çmimi i tregtimit të energjisë elektrike arriti në 699.44 euro për megavat-orë të premten, nga 599.83 euro që ishte të enjten.

Të dhënat treguan se çmimi mesatar aktual i energjisë në eurozonë është disa herë mbi nivelet e periudhës 2010-2020. Çmimet e larta të tregtimit të energjisë elektrike nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët, por do të shtojnë kostot e kompanive të energjisë. Kompanitë mund të zgjedhin t’i kalojnë kostot e rritura tek konsumatorët në fund.

Valët e të nxehtit ekstrem përvëluan Europën më herët se zakonisht, veçanërisht në pjesët jugore, perëndimore dhe qendrore të kontinentit. Shumë vende kanë raportuar temperatura të larta rekord. Ndërsa çmimet globale të ushqimeve dhe karburanteve kanë shënuar rritje që nga përshkallëzimi i krizës në Ukrainë. Gjithashtu thatësira ​​e vazhdueshme i ka dhënë goditje shtesë bujqësisë së Europës./ Klan News

Pas