Aktualitet

Çmimi i BE për gazetaren Klodiana Lala, Basha: Mesazh për drejtësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 21/10/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë krimet elektorale që ai thotë se kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve të 2017.

Duke marrë shkasë nga vlerësimi i gazetares Klodiana Lala me çmimin e parë të BE për Shqipërinë në fushën e gazetarisë investigative, Basha shkruan në Twitter se ky është një mesazh nga BE “që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares”.

Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votove”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.”, shkruan Lulzim Basha. /Opinion.al

LEXO EDHE: BE vlerëson me çmimin e parë për gazetarinë investigative, Klodiana Lalën

Pas