Me të vërtetë Etrit Berisha nuk është një portier titullar në formacionin e Lacios në Serinë A, por kjo nuk e pengon që të japë më të mirën sa herë i jepet mundësia në Europa Ligë.
Së fundmi UEFA e ka zgjedhur atë në formacionin më të mirë të ekipeve italiane në Europa League.
Berisha ka shfaqur performancë të mirë gjatë ndeshjeve në Evropë ndryshe nga ato në Seria A, ku këtë sezon është aktivizuar vetëm tri herë.
Gjatë ndeshjeve në Europa League, Berisha madje ka pritur dhe një 11metërsh në takimin ndaj Rosemborgut.