Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se sulmi rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë ushqimesh në gjithë globin.
Organizata për Ushqimin dhe Bujqësin e Kombeve të Bashkaura, në raportin më të fundit vlerëson se ndërprerja e prodhimit të grurit, misrit dhe lulediellit në Ukrianë mund të shkaktojë probleme të mëdha në furnizimin me ushqim në shumë vende të botës.
Për periudhën Shkurt – Mars, çmimi i ushqimeve pësoi një tjetër rritje të fortë me 12.3%, konstaton raporti.
Paralajmërohet se nëse arat nuk punohen tani në ukrainë, nuk do të ketë korrje dhe eksportet e grurit përmes porteve të Ukrainës do të mbeten të bllokuara për shkak të luftës, situata për shumë shtete dhe zona krize do të bëhet shumë kritike.
Ukraina renditet mes 5 vendeve kryesore të prodhimit të grurit në botë dhe furnizuesi kryesor i Programit Botëror të Ushqimit, që furnizon kryesisht vendet e varfëra dhe ato në krizë. Ndikim ka edhe nxjerrja nga tregu perëndimor i produkteve të lidhura me Rusinë që është eksportuesi global numër një.