Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e naftës zbresin në 223 lekë për litër

2022/03/11 at 9:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e naftës zbresin në 223 lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për të dytën ditë radhazi. Një litër naftë tregtohet për 223 lekë në vend, nga 243 lekë një ditë më parë, referuar pikës së tregtimit “Kastrati”.

Në bursat ndërkombëtare çmimet e naftës kanë zbritur këtë të premte në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga e enjtja (113$). Dy ditë më parë Shtete e Bashkuara njoftuan se ndaluan importet e naftës nga Rusia, por OPEC qetësoi tregjet duke deklaruar se do të rrisë prodhimin.

Në tregun vendas, nafta u shtrenjtua në 192 lekë kur arriti mbi 90 dollarë në bursa dhe arriti në 250-260 lekë në ditën që ajo shkoi në 130 dollarë.

Shoqata e Hidrokarbureve e ka shpjeguar rritjen e shpejtë të naftës me faktin që “çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqesisht rritja e cmimeve në bursë javen e fundit ka qenë galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë ne depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum)”.

Ndonëse rritja e kaburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet shumë shpejt, përvoja ka treguar se ulja e tyre në tregun vendas është më e ngadaltë, kur e njëjta gje ndodh në bursa.

Kryeministri Rama njoftoi një ditë më parë ngritjen e bordit të administrimit të karburanteve për të kontrolluar rritjen e lartë të çmimit të naftës.

“Brenda 48 orësh do themi konkretisht se çfarë do të bëjmë. Ky vend është në luftë, ka ardhur lufta në këtë vend, lufta ka ardhur me faturën e rritjes së çmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit,  ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese “, tha Rama./ Monitor

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Qytetarët e Lushnjës në protestë, studentët në Korçë bojkotojnë mësimin

Qytetarët e Lushnjës në protestë, studentët në Korçë bojkotojnë mësimin

Rritja e çmimeve/Rama nis takim me furnizuesit e naftës: I vëmë fre çdo spekulimi

Rritja e çmimeve/Rama nis takim me furnizuesit e naftës: I vëmë fre çdo spekulimi

“Çmimet”/Rama: Do ngrijmë marzhin e fitimit, kufizojmë furnizuesit e karburanteve

"Çmimet"/Rama: Do ngrijmë marzhin e fitimit, kufizojmë furnizuesit e karburanteve

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com