Aktualitet

Çmimet e larta të biletave, kush e ka marrë peng Qeverinë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 17/11/15 |
b.f

TIRANË- Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ofron shërbimin e fluturimeve loë cost për qytetarët, duke bërë që shqiptarët të paguajnë çmimet më të larta për biletat e avionëve. Ky shërbim ofrohet edhe në vende si Maqedonia e Kosova me një fluks shumë herë më të ulët të udhëtarëve.

Dy ministrat përgjegjës Edmond Haxhinasto dhe Arben Ahmetaj edhe pse pas premtimeve të njëpasnjëshme nuk kanë sjellë ende asnjë rezultat vazhdojnë të jenë optimist për arritjen e një marrëveshje me koncesionarin e Rinasit  pavarësisht se suksesi mbetet per tu parë.

Arben Ahmetaj ka deklaruar se “edhe sukeseset edhe dështimet kanë fytyra dhe emra të përvetshem. Ky sukses i heqjes së ekskluzivitetit nuk më perket as mua as qeverise . Ne kemi rënë dakort për arritjen e marrëveshjes”

Gjithçka duket se është në dorën e  koncensionarit të aeroportit të Rinasit, që po vendos kushtet sipas intersave të kompanisë.

TV Klan ka pyetur pyet për këtë ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto.

Ministri i përgjigjet gazetares: “E kishe me porosi këtë pyetje apo jo? E kishe të porositur?!  Nuk është çështje gallate apo porosish është çështje ku interesi publik është në plan të parë.  Pas dy ditësh në Tiranë mblidhet bordi i TIA-s për të diksutuar dhe për të marrë një vendim.

Sakaq ministri Ahmetaj deklaron se kompanitë loë cost kanë shfaqur interes për të ardhur në Shqipëri, por ajo që i mban larg, jane çmimet e kripura aeroportuale.

Mesa duket shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me këto çmime për një kohë të gjatë ose  të veprojnë si shumicën e rasteve të udhëtojne nëpërmjet aeroporteve fqinje për të përfituar çmime më të lira.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas