Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

2020/05/07 at 8:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

Udhëtarët do të përballen me çmime më të larta të biletave ajrore, nëse avionët do të respektojnë masat e distancimit social gjatë fluturimeve, për të zvogëluar mundësitë e infektimeve me Covid-19. Linjat ajrore paralajmërojnë se rikuperimi nga pandemia mund të rrezikohet rëndë, nëse vendet e mesit lihen bosh.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) tha që tarifat e fluturimeve ajrore mund të rriten me 54 % për udhëtarët, pasi linjat ajrore do të funksionojnë me gati 40 % kapacitet më të ulët, nëse vendet e mesit do të jenë bosh.

“Duke hequr vendet e mesit, kostoja e shërbimeve është më e lartë, duke bërë që linjat ajrore të reflektojnë një gjë të tillë në tarifa“, tha Brian Pearce, shefi i IATA, gjatë një telekonferencë këtë javë.

Organizata, e cila përfaqëson rreth 290 linja ajrore që përbëjnë 82 % të trafikut global ajror, tha se më shumë sesa distanca sociale, ajo çfarë zvogëlon transmetimin e virusit është: sanitimi i plotë dhe i shpeshtë i kabinës;  pasagjerët të veshin maska ​​në fluturime dhe zbatimi i masave të tjera shëndetësore dhe të sigurisë në aeroporte.

Ka pasur një rezistencë brenda industrisë së aviacionit, ndaj propozimit të ‘vendit të mesit’. Ryanair, transportuesi ajror më buxhetin më të madh në Europë, ka thënë se nuk do të rifillojë shërbimet nëse imponohet një kërkesë e tillë.

Ndërkohë në Kinë, ku kufizimet e udhëtimit janë lehtësuar pasi shpërthimi është vënë nën kontroll, fluturimet brenda vendit panë një rritje të konsiderueshme gjatë festës së punëtorëve në javën e parë të majit, sipas Ctrip.com. Përsëri, tarifat ajrore ishin 32 % më të ulëta në krahasim me periudhën e një viti më parë.

Kalimi nga një mjedis me një tarifë të ulët, në një çmim dukshëm më të lartë do të jetë një dilemë delikate për linjat ajrore, të cilat janë në krizën e tyre më të madhe në histori, ndërsa kërkesa është ulur me 96 %, për shkak të kufizimeve të udhëtimit. Qantas i Australisë tha që biletat e lira do të vijnë për të stimuluar kërkesën, ndërsa linja ajrore rifillon punën në korrik. Në mënyrë të ngjashme, Ryanair gjithashtu ka shënuar ‘ulje të konsiderueshme të çmimeve’ si një mjet për të joshur udhëtarët. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Franca e shoqëron lehtësimin e masave me testim masiv, 100 mijë në ditë

Franca e shoqëron lehtësimin e masave me testim masiv, 100 mijë në ditë

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

Ahmetaj tregon sektorin më të prekur: Dëmi ekonomik 1 miliardë dollarë

Ahmetaj tregon sektorin më të prekur: Dëmi ekonomik 1 miliardë dollarë

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com