Konsulenti imobiliar Armand Shkëmbi është shprehur në emisionin “Opinion” se shumë ndërtues në vendin tonë përdorin skemën e kliringut për të ndërtuar objekte në vendin tonë, duke sill si pasojë mos qarkullimin e parasë kesh.
Sipas tij, Tirana është një skemë e madhe spekulimi, ku edhe pse ndërtohet shumë nuk qarkullojnë para për shkak se ndërtuesi e blenë pronën me klering te pronari.
Duke folur për ndërtimet, Shkëmbi solli si shembull dhe se si projektet realizohen në shtet të ndryshme të europës.
“Tirana është një skemë e madhe spekulimi. Nuk është treg likuid. Ai 11.3 muaj që shiten pronat nuk është i shëndetshëm si treg. Pronat duhet të shiten në perëndim 1 deri në 3 muaj, maksimumi 6 pronat e shtrenjta. Ajo tregon se nuk ka mjaftueshëm lekë në treg. Ndërtimi ynë bëhet me skemën e kliringut. Pra, ndërtuesi ynë ia merr pronarit me klering. Ndërtimin e bën prap me klerin, pa kesh pa likuiditet. Nuk janë të financuara. Të gjitha kullat fillojnë me nga 1 milion lekë buxhet, nuk ka financim. Në perëndim duhet të kesh financim për të ndërtuar projekte kaq të mëdhaja”-tha Shëkmbi.















