Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike në këtë moment shtetrrethimi nga koronavirusi.
“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.
Nëse dispononi fatura ose prova të tjera, jeni të lutur t’i dërgoni në adresën tonë zyrtare: [email protected]” thekson Autoriteti Konkurrencës./Opinion.al