Life Style

Çmim marramendës, rekord i ri për orën më të shtrenjtë në botë


               Publikuar në : 16:52 - 12/11/19 |
el ida

Një orë Patek Philippe, është shitur 25 milionë euro, gjatë një ankandi bamirësie në Zvicër duke u kthyer në orën më të shtrenjtë në botë.

“Patek Philippe Grandmaster Chime” pritej të shitej 2-3 milionë euro, por arriti që të thyente rekordin prej 14 milionë eurosh që mbahej nga një Rolex Daytona, dhe ishte në pronësi të Paul Newman.

E gjithë shifra e fituar nga ora më e shtrenjtë në botë do të shkojë për bamirësi, ndërsa sipas Sabine Kegel, kreu i departamentit të ankandit Christie’s në Gjenevë, kjo orë bën “pothuajse gjithçka, përveç kafes”./Opinion.al

Pas