Pas dëborës dhe të ftohtit në mes të Marsit, bëhuni gati për vapë në fillim të Prillit.
Moti ka vendosur të na surprizojë sërish.
Sinoptikanët thonë se pas të martës temperaturat do të vijojnë të rriten gradualisht me 2 deri në 3 gradë, por fillimin i muajit të dytë të pranverës do të sjelle çudinën e radhës.
Temperaturat do të ngjiten në 27 gradë në veri të vendit dhe mbi 30 gradë në zonat e ulëta.
Për meteorologët kjo nuk është një situatë e zakontë pasi, vlerat termike do të jenë 10 gradë mbi normalen e këtij muaji.
Këtë herë edhe Europa do të ndahet në dy pjesë, pasi këto temperatura ekstreme të larta do të jenë vetëm për jugun e saj, ndërsa pjesa tjetër e Europës do të përfshihet nga ditë të ftohta thuajse dimërore dhe reshje shiu e dëbore.
Kapriçoja e radhës e motit, pritet të zgjasë 10 ditët e para të Prillit.
/TV Klan