Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmenduri/ Muhamedi nuk ishte mysliman

2016/05/05 at 6:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çmenduri/ Muhamedi nuk ishte mysliman

Nuk ka më fe. Sa herë e kemi thënë, seriozë apo të buzëqeshur, përballë sjelljeve që nuk i miratojmë. Në të vërtetë, duam apo jo, feja ndikon në mënyrën e të menduarit dhe të sjellurit, në të gjithë botën. Domethënë që feja është, që çke me të: sot, ashtu sikurse në lashtësi, hyn në aspekte të ndryshëm të jetës sonë, cilido qoftë Zoti që nderojmë. Dhe, për sociologët, kjo gjë është e vërtetë edhe për ateistët madje. Po sa na kushtëzon? Dhe përse në botë, më shumë se 80 përqind e njerëzve identifikohen me një grup fetar? Natyrisht, nuk ekzistojnë përgjigje të drejta apo të gabuara: secili ka të tijën. Ngahera, njerëzit u janë drejtuar herë forcave të natyrës, herë qiellit e herë tokës për të gjetur rehati, siguri, përgjigje ndaj pyetjeve të fatit, jetës, vdekjes: “Si kemi mundur të takohemi, ti dhe unë, në mesin e më shumë se 7 miliardë qenieve njerëzore?”; “Përse ajo sëmundje goditi atë dhe jo mua?”; “Kush bëri të mundur që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë?”…


Themeli i shoqërive

Mircea Eliade (1907-1986) studiuesi më i madh i besimeve fetarë i të gjithë kohërave, thoshte se besimi fetar është i pandarë nga njeriu dhe ka kushtëzuar zhvillimin mendor të tij: kështu, besimtari tipik lindor është i qetë dhe i shkëputur, i përqëndruar tek një botë përtej asaj reales, ndërkohë që besimtari perëndimor, është i detyruar brenda kufijve të një etike sjelljeje shumë të inkuadruar dhe precize. Duke qenë se kushtëzojnë individët, është e natyrshme që fetë të ndikojnë edhe shoqëritë dhe ligjet e tyre. India është një shembull: është vendi me numrin më të madh të bagëtive në botë, por Kushtetuta e pothuajse të gjithë shteteve rajonalë të saj e ndalon therjen e tyre. Eshtë një ligj i miratuar nga shteti por i diktuar nga feja, ftur i fesë budiste dhe jainiste, vegjetariane dhe jo e dhunshme.

Ndërsa në Perëndim, ndikimi i Vatikanit dhe prania fizike e Papës ndihen mbi të gjitha në mungesën e disa normave: ato për miratimin e martesave të homoseksualëve, eutanazinë dhe për të lejuar pjellorinë e asistuar edhe për çiftet që nuk lindin apo me sëmundje gjenetike. Nuk është për t’u habitur: në mijëra vite histori, feja ka kushtëzuar deri edhe strukturën e shoqërive tone, si dhe mënyrën tonë të të folurit.

Në fund të fundit, e dimë që për të transformuar katër shtëpi në një fshat, mjafton një kishë në një shesh. Jo rastësisht, në Francën lindore, ku mbizotëron kultura luterane, për të treguar që gjërat janë rikthyer në vendin e tyre, është zakon të thuhet: “Kemi rivendosur kishën në mes të fshatit”.

Cështje rregullash

Sigmund Freud e konsideronte marrëdhënien mes Zotit dhe besimtarëve, njësoj si atë mes një babai dhe bijve të tij, por pikërisht kjo marëdhënie, thoshte krijuesi i psikanalizës, i kishte bërë ata “bij” më pak të përgjegjshëm. Pasi kanë zbuluar se babai, pasi u bërtet, gjithmonë i fal, fëmijët nuk frenohen shumë më pas, për të shkelur rregullat: në të njëjtën mënyrë, të sigurtë për faljen, edhe të krishterët janë të prirur të mbyllin një sy për veprime jo shumë të drejtë.

Sidoqoftë, kristianizmi ka lënë nuanca kulturore të ndryshme në vende të ndryshëm europianë: në Francë, e mbytur prej kulturës Janseniste (rrëfimi i lindur në shekullin XVII), apo në Anglinë protestante, zgjedhja mes Zotit dhe djallit është drastike dhe më se e qartë: kush gabon paguan, pa kompromise. Dhe politikanët e dinë mirë. Ashtu si një prind i vërtetë, një Zot-baba mund të vlerësojë, dhe në fakt kush sillet mirë e di gjithmonë që për të ka në të ardhmen diçka të mirë. Për të krishterët, çmimi është bekimi i përjetshëm, por edhe induizmi garanton një lloj “shpërblimi spiritual”, i ashtuquajturi karma, i lidhur ngushtësisht me sistemin e kastave indiane.

Kthesa ekonomike

Sipas sociologut Max Weber, në bazë të kësaj doktrine të meritës, përmes migrimeve të ndryshëm të shpirtit, hindutë që u përkasin kastave më të ulëta mund të aspirojnë që të ngjiten në hierarki përmes rimishërimeve të mëvonshëm. Studiuesi gjerman ka folur gjithashtu i pari për ekzistencën e një lidhjeje të fortë mes fesë dhe ekonomisë: ai thoshte se kalvinizmi kishte ndikuar në lindjen e kapitalizmit, modern. Në fakt, besimtarët ndiqnin suksesin ekonomik, sepse e konsideronin si shenjë të miratimit hyjnor. Pra, edhe si garanci e shpëtimit të tyre pas vdekjes. Në të njëjtën kohë, teologjia e lirimit, një rrymë e mendimit katolik që është zhvilluar në Amerikën Latine shekullin që kaloi, duke luftuar kundër varfërisë dhe globalizimit ka sjellë ndryshime të dukshëm ekonomikë mes atyre popullsive.

Atëherë, çfarë të ardhmeje do të kenë besimet e ndryshëm në botë? Disa studiues kanë parashikuar që njerëzit do të përfundojnë duke iu larguar fesë. Të tjerë, si historiani francez, Rene Remond si dhe teologë të ndryshëm, mendojnë që feja nuk do të zhduket, por do të transformohet. Në fund të fundit, buda nuk ishte budist, Jezusi nuk ishte kristian dhe Muhamedi nuk ishte mysliman. /Focus/

Përshtatur në shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Para
BE rivendos kontrollet në kufi për 5 vende europiane

BE rivendos kontrollet në kufi për 5 vende europiane

Vrasja e 82 vjeçares/ Mbesa dhe i dashuri akuzojnë njëri-tjetrin

Vrasja e 82 vjeçares/ Mbesa dhe i dashuri akuzojnë njëri-tjetrin

Video/ Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit

Video/ Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Lulzim Basha paraqitet në SPAK
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK. Basha është thirrur në SPAK nga...

Lexo më shumë

A po sundon Trump si një Mbret?

A po sundon Trump si një Mbret?
30 Tetor, 2025

Mbretërit sundojnë nga lindja dhe bekimi. Ata sundojnë edhe përmes frikës. Kur miliona protestues dolën këtë muaj për të thënë...

Lexo më shumë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
30 Tetor, 2025

Është vënë në pranga Marius Xhepa, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete dhe ka grabitur disa banesa në...

Lexo më shumë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
30 Tetor, 2025

Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com