Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çmenduri”, Berisha: Po sillen impiante nga Bangladeshi në Portin e Vlorës

2022/08/26 at 12:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çmenduri”, Berisha: Po sillen impiante nga Bangladeshi në Portin e Vlorës

Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat po komenton situatën energjitike në vend.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë.

Kreu i PD ndër të tjera denoncoi se nga Bangladeshi po vijnë impiante për prodhimin e energjisë.

“Sot dua të sjell në vëmendjen e mediave dhe publikut një zhvillim anti ekonomik të rëndë. Një shpërdorim në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë impiante nga Bangladeshi në Portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milion euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë kostoja për dy vite që do punojnë këto impiante përfshirë këtu qiranë e tyre dhe naftën që shpenzojnë. Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e këtyre impianteve. Kostoja e tyre ditore është kjo:

Për prodhimin e 1 mgv, këto impiante shpenzojnë 220 litra naftë. Prodhojnë 110 mgv në 24 orë. Ato shpenzojnë 580 800 litra naftë në ditë. Në qoftë se i shumëzojmë jo me 2300 vetëm me 1900 lekë (jo çmimi real i naftës) harxhojnë në ditë mbi 900 mijë euro. Kjo është vetëm nafta. Prodhimi ditor i energjisë është 2240 mgv. Por përveç kostos së naftës qiraja ditore është 91 117 euro. Në total është 1 049 779 euro. Në rast se llogarisni çmimin e mgv këto para shpenzohen për prodhimin e 2240 mgv. 1 mgv kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Po ta llogarisësh me çmimin e sotëm të naftës del një shifër më e lartë.

Çfarë po bën Edi Rama? Për të dalë para shqiptarëve me këtë batardi po bën zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Kaskada ulet me mbi 50 cm në ditë. Nga Suezi gjer në Vlorë, Kaskada është 274 metër në një kohë kur në rregulloren që përbën ligji, në datë 1 shtator nuk duhet të jetë kurrë nën 284 metër. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar. Për t’i thënë shqiptarëve që nuk ka energji në bursë dhe në diga.

Impantet kanë funksionuar për 20 vite me radhë në Bangladesh. Nga viti 2010 deri më sot ato kanë qenë pa funksion. Problemet e tyre që lidhen me ambientin janë të tmerrshme. Këto janë gjeneratorë gjigantë që funksionojnë me naftë të rëndë që ka në përbërjen e vet 50 mg për litër, squfur. E ndaluar për t’u përdorur. Dhe me këtë toksicitet ajo do krijojë një ndotje në Vlorë sikur të qarkullojnë 100 mijë automjete. Dhe këto të bëjnë nga 100 km rrugë në territorin e qytetit. Kjo është një çmenduri”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Para
Meta: Do bashkëpunojmë ngushtë me PD

Hetimet ndaj tij, Meta: Rama përdor krijesat e Partisë për të spostuar vëmendjen

Rusia lëshon urdhërarrest për rusen e ndaluar në Shqipëri

Rusia lëshon urdhërarrest për rusen e ndaluar në Shqipëri

Berisha: Rama është kapur në përgjime duke folur me grupe kriminale

Berisha: Rama është kapur në përgjime duke folur me grupe kriminale

TE FUNDIT

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
9 Shkurt, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg...

Lexo më shumë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com