Meghan Markle është një prej personazheve publikë që nuk i fsheh asnjëherë qukat e saj, madje i ekspozon pa problem. Edhe ditën e dasmës, ajo kishte zgjedhur që t`i nxirrte në pah qukat dhe të gjithë u dashuruan me pamjen e saj. Madje falë saj, qukat janë kthyer në një “aksesor” për zbukurimin e pamjes për shumë vajza të reja, të cilat edhe pse nuk i kanë, i bëjnë tatuazh.
Një prej adhurueseve të Meghan, e quajtur Cass Montgomery, 27 vjeçe, nga Saskatchewan i Kanadasë ka treguar për Daily Mail se dëshironte të kishte një pamje natyrale me quka dhe gjeti një zgjidhje që i pëlqeu shumë, duke i bërë tatuazh.
Tattoo artistja, Jaclyn Schultz, përdor një teknikë microblading, që e bën rezultatin të duket më natyral se tatuazhet e zakonshme. Jaclyn është shprehur se muajt e fundit po shtohen gjithmonë dhe më shumë vajzat që duan quka, të cilat i nënshtrohen një procedure që zgjat 20 minuta, ndërsa efekti rreth 3 vite. Në momentin e parë qukat duken shumë të theksuara, por zbehen me kalimin e kohës.