Menduat se me reshjet e para të dëborës, do të vinte edhe i ftohti, por duket se temperaturat e larta nuk do të largohen edhe aq shpejtë. Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të kthjellët me temperatura të larta të cilat kapin edhe shifrën e 28 gradë celsius. Këto temperatura do të pësojnë një rënie të lehtë në fundjavë, e ndërsa ditën e hënë të javës që vjen temperaturat do të arrijnë 30 gradë celsius.