Një ofertë stratosferike, që nuk mund ti thotë jo edhe një lojtar si Messi. Një milion euro në javë është çmenduria që i ka ofruar Mancester City yllit të Barcelonës. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”: Man.City që tashmë është shumë pranë Guardiolës, dëshiron edhe yllin e Barcelonës për tu rikthyer fitues në Angli dhe Evropë. Po sipas “The Sun” Messi është i gatshëm të pranojë këtë ofertë “jashtëtokësorësh” edhe për një arsye tjetër, dëshiron një eksperience të re pas kaq shumë vitesh të kaluara në Barcelonë.