Që Era Istrefi është e veçantë në skenë, këtë e dimë të gjithë, por që të jetë kaq guximtare edhe në jetën e përditshme nuk na e kishte marrë mendja. Në një postim në Instagram, Era është paraqitur e veshur me xhinsat e famshme të cilat patën vëmendjen e të gjithëve, dhe bëhet fjalë për xhinsat që janë të grisura poshtë të pasmeve. Kështu ka dalë Era në rrugët e Los Angeles duke e bërë të vështirë për kalimtarët mos të kthenin kokën dy herë.