Kandidatja e Demokratëve për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton është angazhuar se ‘do i shkojë deri në fund’ zbardhjes së të vërtetës në lidhje me alienët, nëse zgjidhet presidente.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për çështjen e UFOve, ajo tha se “do i shkoj deri në fund”. Clinton, që mund të bëhet e para presidente femër në SHBA, nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një ‘task force’ në atë që njihet si Zona 51 një bazë topsekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët.