Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

2025/05/19 at 9:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: “Amerika e Para”. Tani, pak më shumë se 100 ditë në mandatin e tij të dytë, kjo doktrinë e politikës së jashtme – e dalluar nga skepticizmi ndaj aleatëve, përçmimi për institucionet globale dhe preferenca për diplomacinë transaksionale – është sërish nën llupë.


“Ka shpërputhje, të paktën kështu më duket mua, mes sloganeve ‘Amerika e Para’ dhe ‘Bëje Amerikën Madhështore Sërish'”, tha Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).

“Që të jetë ‘e madhe përsëri’, Amerika duhet të udhëheqë. Dhe, nuk mund të udhëheqë nëse i lëshon rrugë kundërshtarëve si Kina komuniste, sepse pikërisht ky është synimi i [presidentit] Xi Jinping”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë (REL) foli me May në kuadër të një serie intervistash për ndryshimet në politikën e jashtme të Amerikës.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i qortoi anëtarët e NATO-s për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, përballë rritjes së agresivitetit të Rusisë; ka dënuar sistemin tregtar global si të njëanshëm ndaj interesave amerikane dhe ka sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Brenda vendit, Trump po lufton si emigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm, dhe po e kufizon ndihmën e jashtme. Këto veprime shihen nga kritikët si pjesë e një tërheqjeje më të gjerë të SHBA-së nga udhëheqja globale.

Derisa disa mbështetës të tij argumentojnë se Amerika duhet të përqendrohet brenda për të përballuar deindustrializimin, pabarazinë në rritje dhe emigracionin masiv, May thotë se tërheqja nga bota mund të jetë në kundërshtim me vetë qëllimin e presidentit për ta ruajtur përparësinë globale të SHBA-së.

May, i cili e themeloi FDD-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ka qenë prej kohësh mbështetës i angazhimit të fuqishëm amerikan në botë.

Organizata që ai drejton, e vetëpërshkruar si jopartiake, është e njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit dhe Ukrainës.

May e filloi karrierën si gazetar, shpesh duke raportuar jashtë vendit. Ai më pas shërbeu si drejtor për komunikim në Komitetin Kombëtar Republikan gjatë zgjedhjeve të vitit 2000 dhe në vitin 2008 u emërua nga presidenti George W. Bush në Bordin e Guvernatorëve të Transmetimeve, agjencia qeveritare amerikane përgjegjëse në atë kohë për REL-in dhe transmetues të tjerë të financuar nga shteti.

Në një bisedë me REL-in, May argumentoi se bota sot është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftohtë – një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garonin për ndikim global në një përballje bërthamore.

Ai thotë se SHBA-ja përballet jo vetëm me Moskën, por edhe me një “bosht agresorësh” që përfshin Pekinin, Phenianin dhe Teheranin.

Synimi i tyre i përbashkët, sipas tij, është ta rrënojnë rendin liberal të udhëhequr nga SHBA-ja dhe ta zëvendësojnë me një rend joliberal.

“Kjo është një Luftë e Ftohtë më sfiduese se e mëparshmja”, tha May. Pavarësisht dallimeve ideologjike – komunizmi i Kinës dhe Koresë së Veriut, teokracia islamike e Iranit dhe neo-imperializmi i Rusisë – ai hedh poshtë idenë se bashkëpunimi i tyre është thjesht oportunist.


Kina, Koreja e Veriut dhe Irani po mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë me raketa, dronë dhe sisteme të tjera armësh. Pheniani madje ka dërguar mbi 11.000 trupa për të ndihmuar, ndërsa Rusia mund t’u ofrojë teknologji të ndjeshme për nëndetëse Kinës dhe Koresë së Veriut në këmbim, sipas admiralit Samuel Paparo nga Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së.

“Evropianët po e kuptojnë mesazhin”

Javën e kaluar, Trumpi e paraqiti një buxhet për mbrojtjen në vlerë prej 892 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal, së bashku me një shtesë të njëhershme prej 120 miliardë dollarësh që Pentagoni mund ta përdorë deri në vitin 2028.

Buxheti përfshin fonde për një mburojë raketore në hapësirë të quajtur “Kupola e Artë”.

Disa republikanë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se kjo shtesë nuk mjafton dhe se buxheti bazë duhet të rritet për t’u përballur me kërcënimet e sotme.

Anëtarët evropianë të NATO-s, nën presion nga Shtëpia e Bardhë dhe me luftën që po zhvillohet afër, gjithashtu kanë filluar t’i rrisin buxhetet për mbrojtjen. Megjithatë, përplasjet e vazhdueshme të Trumpit me Evropën për përgjegjësitë e përbashkëta mbrojtëse ndodhin paralelisht me mosmarrëveshjet tregtare, duke shkaktuar frikë për një përçarje transatlantike, ndërkoh që që kundërshtarët bashkohen gjithnjë e më shumë.

“Trump ka të drejtë që kërkon që çdo anëtar i NATO-s të kontribuojë në mënyrë domethënëse për sigurinë kolektive të aleancës. Nuk mund të jetë një e drejtë që Amerika të të mbrojë dhe ti të bësh çfarë të duash”, tha May. “Mendoj se [evropianët] po e kuptojnë këtë mesazh”.

Toni i ashpër i Trumpit mund të jetë strategjik.

“Për t’i trembur, për t’u treguar se ai e ka seriozisht. Përndryshe, nuk do ta bëjnë”, shtoi May, duke theksuar se nuk beson se administrata do të tërheqë mbrojtjen amerikane nga Evropa.

Ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën

Një tjetër pikë përplasjeje transatlantike është Ukraina. Trumpi e ka bërë përfundimin e luftës prioritet, duke bërë trysni për një armëpushim 30-ditor dhe duke lënë mënjanë udhëheqësit evropianë në këtë proces, pavarësisht rrezikun e lartë me të cilin përballen ata në këtë konflikt.

Këmbëngulja e tij që Kievi dhe Moska duhet të bëjnë lëshime ka alarmuar zyrtarët në Ukrainë dhe Bruksel, të cilët kanë frikë se ai mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzojë territore.

Në një intervistë së fundmi me revistën Time, Trump tha se Krimea – e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 – “do të mbetet me Rusinë” në çdo marrëveshje paqeje, por nuk tha nëse SHBA-ja do t’i njohë zyrtarisht si territore ruse Krimenë ose territore të tjera të pushtuara.

May argumenton se SHBA-ja duhet të vazhdojë ta armatosë Ukrainën. Trumpi e ka kritikuar administratën e kaluar pse ia ka dhënë Kievit 177 miliardë dollarësh ndihmë. May thotë se ndihma e ardhshme mund të financohet nga Evropa, vetë Ukraina ose me asetet e ngrira ruse.

“Nëse po i shesim municione Ukrainës, kjo është mirë për ne”, tha ai. “Mbështet fabrikat tona, forcon bazën tonë industriale të mbrojtjes dhe siguron që Putini të mos rigrupohet dhe të sulmojë sërish pas disa vitesh”.

Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës, thotë May, duke sugjeruar se presidenti rus mund të kërkojë një urë tokësore për në Kaliningrad – një enklavë ruse e ndarë nga anëtarët e NATO-s, Polonia dhe Lituania – ashtu siç bëri me Krimenë.

Ky skenar, sipas May, paraqet test ekzistencial për NATO-n.

“A do të luftojmë për një rrugë nëpër Lituaninë jugore? Nëse jo, NATO-ja bie”, tha ai.

May thotë se beson se lufta mund të përfundojë me një armëpushim në stilin korean, jo me paqe të plotë, me një zgjidhje përfundimtare që mund të ndodhë vetëm kur Putini të mos jetë më në pushtet. Luftimet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut përfunduan në vitin 1953 pas tre vjetësh, pa një marrëveshje paqeje, dhe të dy vendet teknikisht janë ende në luftë.

Ka dy muaj që Putini e injoron ofertën e Trump për armëpushim. Derisa Trump zakonisht ka shmangur kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Putinit, ai ka shfaqur shenja zemërimi për mungesën e përparimit.

“Mendoj se presidenti Trump është bërë më realist” në lidhje me synimet e Putinit, tha May.

“Shpresoj që ai ta kuptojë se [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është problemi”, shtoi ai.

Refuzimi i Putinit për të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Turqi më 15 maj mund të jetë dëshmia e fundit për të cilën Trump ka nevojë për të kuptuar kë duhet të vërë nën presion./REL



Ju sugjerojmë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
Bota

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

19 Maj, 2025 8:14 pm
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rajoni

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

19 Maj, 2025 7:42 pm
Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në
Politikë

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në

19 Maj, 2025 7:37 pm
Para
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
















TE FUNDIT

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
19 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy...

Lexo më shumë

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
19 Maj, 2025

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: "Amerika e Para". Tani, pak më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com