Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’ka i sjellin Serbisë avionët francezë “Rafale”?

2024/09/01 at 9:42 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ç’ka i sjellin Serbisë avionët francezë “Rafale”?

Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane, kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë francezë.


Me marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve “Rafale”, Serbia, për herë të parë, do të ketë avionë perëndimorë për aviacionin e saj ushtarak.

Për ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ky është një sinjal se ky vend dëshiron të standardizohet me NATO-n sa i përket aviacionit ushtarak.

“Kjo është një pikë kthese për aviacionin tonë, si dhe një pikë kthese politike. Është, padyshim, mirë politikisht e edhe më mirë ushtarakisht”, thotë Shutanovac.

Serbia bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s përmes programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi është ushtarakisht neutral.

Kur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në muajin prill për negociatat me Francën për blerjen e avionëve “Rafale”, ajo tha se kjo nuk nënkupton ndryshim të orientimit ushtarak të vendit.

Shutanovac thotë se që nga fundi i viteve 1950 – kur në kohën e Josip Broz Titos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një numër të caktuar avionësh luftarakë amerikanë – ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia zgjodhën kryesisht armë nga Lindja.

“Nuk ishte vetëm çështja e mbrojtjes së vendit, por, në njëfarë mënyre, edhe një sinjal politik, në të cilin gjendej praktikisht Jugosllavia në atë kohë, e më vonë edhe Serbia”, thotë Shutanovac për Radion Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, Serbia u përball vazhdimisht me kritika nga Brukseli dhe Uashingtoni, për shkak të blerjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ky vend, viteve të fundit, siguroi avionë modernë, sisteme raketore dhe elektronike, radarë dhe mjete luftarake nga vende të ndryshme, si: Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Franca.

Blerje me vlerë gati tri miliardë euro

Blerja e 12 avionëve francezë dhe e mallrave dhe shërbimeve shoqëruese kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kjo është ndarja më e madhe e parave nga buxheti ushtarak i Serbisë.

Shutanovac, i cili është udhëheqës i Këshillit joqeveritar për Politika Strategjike në Beograd, beson se blerja e avionëve “Rafale” nuk është e diskutueshme, sepse Serbia “do të mbetej së shpejti pa aviacion luftarak, nëse blerja e avionëve të rinj nuk do të fillonte në kohën e duhur”.

Për të, vendimi për blerjen e këtyre avionëve është sa politik, aq edhe mbrojtës.

“Politik, sepse Franca, kohët e fundit, ka treguar një mirëkuptim shumë më të madh për Serbinë dhe interesat e saj. Nga ana tjetër, ata avionë janë të tillë që do të garantojnë sigurinë e qiellit mbi Serbi, në dekadat e ardhshme”, thotë Shutanovac.

“Nëse Serbia nuk do të kishte avionë të tillë në perspektivë, do të ekzistonte mundësia që qiejt tanë të mbroheshin nga dikush tjetër”, shton ai.

Sipas prodhuesit, avionët “Rafale” mund të kryejnë sulme ajër-tokë, si dhe sulme ajër-ajër dhe përgjime gjatë të njëjtit fluturim.

Në ueb-faqen e prodhuesit thuhet, gjithashtu, se avionët “Rafale” mund të fluturojnë pa u vënë re në hapësirën ajrore të armikut.

Serbia dhe Franca kanë të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Nga kompanitë franceze, “Airbus Serbia” bleu helikopterë me vlerë 105 milionë euro, dy avionë transportues C-295 me një çmim prej 66 milionë eurosh, plus 15 milionë euro për pajisje dhe trajnim të pilotëve, si dhe 18 sisteme kundërajrore “Mistral” me 50 raketa.

Garanci se nuk do të përfundojë në “duart ruse”

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, këtë javë në Beograd, Macron dhe Vuçiq theksuan se marrëveshja për avionët “Rafale” vjen me garancitë se teknologjia e mbrojtjes perëndimore, nuk do të përfundojë në duart ruse.

“Të jeni të sigurt se ne bëmë gjithçka ashtu siç duhet, si me vendet e tjera që kemi bërë. Ka garanci dhe kam besim se ajo që e kemi vendosur, do të mbetet ashtu”, tha Macron.

Vuçiç tha se “për asgjë në botë, nuk do të ofronte transferim të teknologjisë”.

Serbia, që nga viti 2016, bleu në mënyrë intensive pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo nuk bëri ndonjë kontratë të re për prokurimin e armëve, ndërsa disa nga dërgesat e mëparshme nuk i mbërritën, për shkak të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, në shkurt, në Ditën e Shtetësisë, ajo shfaqi sistemin anti-dron për pengim elektronik, “Repelent”, nga Rusia, i blerë për nevojat e ushtrisë.

Atë sistem e prezantoi Vuçiç, i cili nuk specifikoi se kur është importuar, por tha se Serbia “e ka paguar shumë kohë më parë”.

Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, në të njëjtën kohë, ajo e dënon vazhdimisht agresionin rus dhe dërgon ndihma humanitare në Ukrainë.

Një “dëshirë e vogël” për t’u distancuar nga Moska dhe për t’u afruar me BE-në

Para Serbisë, avionë “Rafale” bleu Kroacia, e cila ndau rreth një miliard euro për 12 avionë të përdorur.

Nga vendet e tjera në afërsi të Serbisë, “Rafale” ka edhe Greqia.

Vuçiç e falënderoi Macronin dhe tha “se jemi të lumtur që bëhemi pjesë e klubit ‘Rafale’”.

Fakti që Serbia po bëhet pjesë e klubit “Rafale” për ish-ambasadorin serb në Francë, Radomir Dikliç, është një lëvizje që shpreh “dëshirën e vogël të presidentit Vuçiq për t’u distancuar pak nga Rusia dhe për t’u afruar me Perëndimin”.

“Në anën tjetër, kjo i përshtatet shumë Francës, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, sepse tani po pozicionohet si një vend që ka ndikim të madh në Serbi”, thotë Dikliç për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se përse e konsideron si një dëshirë të vogël, Dikliç thotë se “Vuçiç nuk e formulon kurrë plotësisht qëndrimin e tij politik”.

“Ai gjithmonë lë një hapësirë boshe, ku mund të kthehet më vonë, për t’u ulur shpejt nga një karrige në tjetrën”, thotë Dikliç.

Vuçiç përsërit vazhdimisht se angazhimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por, gjithashtu, thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën, si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitet para pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiç mbajti lidhje të ngushta edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Serbia i nisi negociatat për anëtarësim në BE në fillim të vitit 2014.

Megjithatë, grupin e fundit të kapitujve e hapi në dhjetor të vitit 2021, para luftës në Ukrainë.

Ngecja në proces ndodh kryesisht për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, e sidomos për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë./rel



Ju sugjerojmë

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Kryesore

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

16 Maj, 2025 9:24 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Para
Të kërkuar për plagosje, rrëmbim e shfrytëzim prostitucioni/ Shqipëria ekstradon drejt Italisë dhe Turqisë tre persona

Të kërkuar për plagosje, rrëmbim e shfrytëzim prostitucioni/ Shqipëria ekstradon drejt Italisë dhe Turqisë tre persona

Osmani diskuton me Kasanofin për dialogun dhe zhvillimet e fundit

Osmani diskuton me Kasanofin për dialogun dhe zhvillimet e fundit

Policia Rrugore bën bilancin e punës së një jave: 44 shoferë të arrestuar,149 patenta të pezulluara dhe 23 259 gjoba

Policia Rrugore bën bilancin e punës së një jave: 44 shoferë të arrestuar,149 patenta të pezulluara dhe 23 259 gjoba
















TE FUNDIT

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
16 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e numërimit të votave preferenciale në 12 qarqet e vendit sa i takon...

Lexo më shumë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë. Rama ka ndarë pamjet...

Lexo më shumë

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
16 Maj, 2025

Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin...

Lexo më shumë

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Maj, 2025

Opozita do të protestojë sot (16 Maj) në Tiranë, ditën kur në kryeqytetin shqiptar do të jenë 52 liderët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com