Manchester City fiton thellë përballë Bournemouth dhe merr përkohësisht kreun e renditjes.
Kampionët e Anglisë nuk u përmbajtën në “Etihad” dhe shënuan plot 6 herë me Doku, Bernardo Silva (2), Akanji, Foden dhe Ake. Golin e nderit për miqtë e shënoi Sinisterra, me takimin që u mbyll 6-1.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionatin anglez për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët aktualisht kryesojnë renditjen me 27 pikë.