Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook disa fotografi nga një prezantim në Howard University.
Ajo e ka prezantuar Kosovën para studentëve, por gjithashtu ka folur edhe për sfidën e të qenurit ambasadore grua, transmeton Koha.net.
Këtë prezantim Çitaku e ka bërë bashkë edhe me ambasadoren hungareze dhe finlandeze./Express