Rajoni

Çitaku kritikon vajzat kosovare që pritën me lule lojtarët anglezë


               Publikuar në : 09:52 - 17/11/19 |
Geljano Fataj

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka cilësuar si të turpshëm veprimin e bërë tw shtunwn në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku disa vajza pritën me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Çitaku është renditur në radhët e atyre që e kritikuan këtë veprim, ndërsa e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

“S’kam qarë pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Kosova do të luajë kundër Anglisë, sot në orën 18:00, në shtëpi, në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020./ Opinion.al

Pas