Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka cilësuar si të turpshëm veprimin e bërë tw shtunwn në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku disa vajza pritën me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.
Çitaku është renditur në radhët e atyre që e kritikuan këtë veprim, ndërsa e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.
“S’kam qarë pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Kosova do të luajë kundër Anglisë, sot në orën 18:00, në shtëpi, në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020./ Opinion.al