Bota

Cisterna iraniane “në det të hapur”, Greqia nuk ka ende një vendim zyrtar


               Publikuar në : 15:04 - 20/08/19 |
el ida

Greqia tha se nuk ka pranuar kërkesë për të lejuar arritjen e cisternes së naftës, së nisur nga porti i Gjibraltarit, në brigjet greke.

“Anija po lundron me shpejtësi të ulët, dhe ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se do të arrijë në Kalamata. Ministria e Tregtisë Detare po monitoron çështjen së bashku me Ministrinë e Jashtme të Greqisë”, tha një zëdhënës i ministrisë greke të transportit.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Greqinë të mos e pranonte cisternën. Ajo u konfiskua në Gjibraltar para rreth pesë javësh, pasi autoritetet thanë se po transportonte naftë iraniane në Siri, duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian.

Konfiskimi i saj u krye nga marinsat britanikë, të cilit ishin ftuar nga autoritetet e Gjibraltarit. Ky veprim rriti tensionet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Iranit. Vetëm disa ditë më pas Irani njoftoi se konfiskoi një cisternë me flamur britanik.

Pasi autoritetet e Gjibraltarit lejuan që anija të dalë nga porti i këtij vendi, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara bëri kërkesë për ndalimin e cisternës./Opinion.al

Pas