Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Cirk” në autostradë, banorët kalojnë jo vetëm në këmbë, por me biçikleta e me kafshë

2023/04/06 at 11:08 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Cirk” në autostradë, banorët kalojnë jo vetëm në këmbë, por me biçikleta e me kafshë

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten shqetësuese. Këtë të enjte në Klan News u fol për dy akse që janë shumë problematike. Bëhet fjalë për autostradën Lushnje-Rrogozhinë dhe atë Lushnje-Fier. Gazetarja Anila Sefa raportoi se këto dy zona konsiderohen edhe nga Policia Rrugore si njolla të zeza. Kryesisht problematike mbetet sjellja e këmbësorëve. Për shkak se rruga shtrihet përmes fshatrave, banorët tentojnë të kalojnë autostradën duke kaluar trafikndarëset dhe jo duke përdorur mbikalimet apo nënkalimet. Gazetarja raportoi se në vëzhgimin që i bëri këtyre dy akseve ishin të shumta rastet ku qytetarët e kalojnë rrugën mes për mes duke rrezikuar jetët e tyre, por edhe të shoferëve.


“Që prej ndërtimit të këtyre akseve situata gjithmonë ka qenë problematike. Janë dy nga zonat e quajtura edhe nga Policia Rrugore si njolla të zeza. Kryesisht sjellja e këmbësorëve i ka bërë problematike këto dy akse për faktin se gjurmët e tyre shtrihen përmes fshatrave dhe qendrave të banuara dhe marrëdhënia e qytetarëve për t’u lidhur nga njëri krah i rrugës në tjetrin në shumicën e rasteve i ka detyruar të kalojnë mes për mes autostradave apo të hipin mbi trafikndarëve. Duke u nisur edhe nga rastet e ditëve të fundit ne bëmë një vëzhgim në dy këto akse në Lushnje-Fier dhe në Lushnje-Rrogozhinë ku shihet qartë edhe nga pamjet që këmbësorët edhe në rastet kur ka mbikalime nuk marrin rrugën për të kaluar mbikalimin për të dalë në krahun tjetër të saj, por i bien shkurt duke kapërcyer mbi barrierat ndarëse apo mbi pjesët metalike”, raportoi gazetarja Sefa.

Por çudia vijon. Përveç këmbësorëve, mes për mes autostradës kalojnë edhe persona me biçikletë apo të ngarkuar me thasë me produkte bujqësore.

“Në zonën e Dushkut kryesisht, në Golem të Lushnjes, aty ku tokat bujqësore ndahen mes për mes nga ky aks nacional, bën që në shumicën e rasteve jo vetëm si këmbësorë të kalojnë banorët, por edhe biçikletat, thasët e ngarkuara me produkte bujqësore, apo çfarëdolloj transporti që kryejnë jo me automjete, por me krahë”, tha gazetarja.

Të tjera problematika, sipas gazetares janë edhe lëvizja e motoçikletave apo triçiklave në krah të kundërt me qarkullimin duke u bërë rrezik për veten dhe për shoferët. Këtë e bëjnë pasi nuk mund të ngjisin ato në mbikalime dhe për t’i rënë shkurt marrin krahun e kundërt.

Problemet vijojnë. Kësaj here me bagëtitë.

“Një tjetër problem është edhe kalimi i bagëtive. Në Lushnje-Fier ka raste kur blegtorët për të kaluar tufat e bagëtive në njërin kah të rrugës gjejnë momentet në orët ku duhet të mbledhin bagëtitë dhe i kalojnë tufat e bagëtive në autostradë. Ka pasur bagëti që kullosin buzë autostradës”, raportoi gazetarja Sefa.

Gazetarja raportoi se në autostradën Lushnje-Fier janë ndërtuar 5 mbikalime dhe 2 nënkalime, por shumë pak prej tyre shfrytëzohen nga banorët.

“Numri i aksidenteve me pasoja tragjike janë të shumta në këto dy akse, madje një vit më parë duhet përmendur që në ‘Pushimin e Shoferit’ në Lushnje Fier për disa  ditë u mbyll e çara e rrugës me pretendimin se është një njollë e zezë dhe pikë për aksidente. Ajo rrugë u la e lirë pas protestave të banorëve. Problematika vjen jo vetëm për sjelljen e tyre të gabuar, por edhe për faktin se mungon një rrugë dytësore.  Mungesa e saj në shumicën e rasteve i ka detyruar banorët të kryejnë këtë lloj kalimi të rrezikshëm jo vetëm për jetët e tyre, por edhe për drejtuesit e mjeteve. Në Lushnje fier janë ndërtuar 5 mbikalime dhe 2 nënkalime. Por këto nuk shfrytëzohen nga banorët”, tha Sefa./tvklan.al

Etiketa: autostradebanorëbicikletakafshe


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Para
Ky është 25-vjeçari që vrau me sëpatë 4 fëmijë në çerdhe dhe plagosi disa të tjerë

Ky është 25-vjeçari që vrau me sëpatë 4 fëmijë në çerdhe dhe plagosi disa të tjerë

Zjarrvënia në Korçë, autori u lëndua edhe vetë teksa i vuri flakën mjetit

VIDEO/Momenti kur i vihet flaka makinës në Korçë

Dy të plagosur me thikë në Durrës

Dy të plagosur me thikë në Durrës
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com