I pyetur lidhur mbi informacionet që kanë ardhur pas shpërblimit që ka vendosur Policia për “kokën” e Balilit, Drejtori i Përgjithshëm i Hetimit të Krimit të Organizuar ka pranuar se janë shumë njoftime që vijnë mbi praninë e Balilit në vende të ndryshme.
“Ka shumë informacion që verifikohen rasti pas rasti. Është i vështirë edhe për shkak të sigurisë financiare që ka individi. Institucionet shtetërorë po kryejnë punët e vet. Nuk mund të jap informacion nëse aksionet janë dekonspiruar, pasi kjo është detyrë e një strukture tjetër”./opinion.al