Çiljeta dhe Albani shkëmbejnë komente interesante me njëri tjetrin dhe jo vetëm kaq. Komentet e Çiljetës në profilet e nënës së Albanit janë prezente kurdoherë. Në një foto të postuar nga Moza, nëna e Albanit, në të cilën ndodhet Beko, djali i Albanit, nuk mund të mungonte komenti i Çiljetës.
“Bir o Zot që më mori malli prap mu për kët tulen”, ka shkruar Çiljeta duke zbuluar se ajo jo vetëm që takohet me djalin e Albanit, por edhe e merr malli sërish për të. Në fund të këtij komenti Çiljeta ka vendosur edhe lëpirëse, çokollat dhe karamele, përmes figurave, që do të thotë se kur takon Bekon i dhuron edhe ëmbëlsira.Sigurisht që për të pohuar se ka vërtetë një histori dashurie mes Çiljetës dhe Albanit, duhet një konfirmim zyrtar prej tyre./ Arkiva News/