Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çili sulmon Nishanin: Sjellje prej skizofreni. Nëse ishte kundër Xhafës të jepte dorëheqjen

2017/03/21 at 11:08 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Henri Çili: Të kërkosh largimin e kryeministrit është e kot

Dekretimi i ministrave të rinj nga Presidenti Bujar Nishani, sidomos ai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ngjallur shumë reagime. Këtë herë ka qenë analisti dhe botuesi Henri Çili, i cili mendon se presidenti Bujar Nishani u soll si një skizofren. Në një opinion publikuar sot në Mapo, Çili shkruan se ai bëri diçka kundër logjikës së tij…


Shkrimi i Çilit

Presidenti Nishani, kundër ndërgjegjes së tij, por në respekt të Kushtetutës dekretoi ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa, i akuzuar si hetues i komunizmit dhe si individ që ka bërë gjykime politike dhe ka torturuar njerëz, të paktën sipas pretendimeve të palëve.

Këto argumente ishin të mjaftueshme për presidentin Nishani për të mos firmosur në kuadër të sensibilitetit të lartë publik për këtë periudhë dhe për këtë pozicion, kandidaturën e Fatmir Xhafës si ministër, por Kushtetuta nuk e lejonte, sepse Kushtetuta kërkon që ministër të bëhet çdo individ që plotëson kriteret për të qenë deputet.

Nga pikëpamja e logjikës kemi të bëjmë me një akt “skizofrenik”. E them këtë në thonjëza, pasi nuk kam asnjë pretendim apo etiketim mbi shëndetin mendor të presidentit tonë të nderuar, por të bësh diçka dhe të argumentosh të kundërtën, të firmosësh dekretin e të mos jesh dakord me atë, është nga pikëpamja e metaforës një skizofreni politike.

Sepse, njeriu, aq më tepër një autoritet i lartë publik, duhet të vendosë në koherencë aktet dhe mendimet e tij. Nëse akti, në këtë rast firmosja e një ministri që vjen nga radhët e aparateve të diktaturës, është kundër ndërgjegjes tënde dhe të detyron të shprehesh publikisht, ka diçka që nuk shkon. Si i tillë presidenti kishte vetëm dy rrugë; ose të firmoste pa folur dhe t’i mbante mendimet për vete, ose nëse kishte një krizë kaq të madhe ndërgjegjeje duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos firmoste një ministër të tillë.

Si i tillë, akti i presidentit do të kishte të paktën një vlerë të madhe publike. Do të instalonte një përgjegjshmëri shumë më të madhe në republikën tonë, kur qeveritë apo kryeministrat do të kërkojnë emërimin e individëve për ministra me një moralitet të dyshimtë ose kundër disa parimeve shumë të rëndësishme për republikën, e cila vjen fill pas Republikës Popullore të Shqipërisë, ku hetuesit apo individët në aparatin e lartë represiv të diktaturës kanë një problem të madh moral njëzet e ca vjet pas rënies së komunizmit, në kushtet kur flitet për pastërtinë e figurave, hapjen e dosjeve apo shumë e shumë elemente të kësaj natyre.

Por le ta shohim nga pikëpamja neutrale aktin e presidentit. Presidenti, duhet të kishte ndjekur një prej linjave; ose një linjë të ftohtë institucionale dhe formaliste siç i takon rolit të presidentit në rastet e vullneteve të shprehura nga një autoritet tjetër siç është kryeministri për emërimin e ministrave të tij; ose ai do të ishte ngritur në lartësinë e një akti moral, duke refuzuar vazhdimin e detyrës për shkak të krizës së ndërgjegjes që e ka përfshirë, siç tregoi në fjalimin përkatës në konferencën për shtyp dhe të kishte dhënë një mesazh të madh publik.

Akti i dorëheqjes së presidentit Nishani dhe refuzimi i dekretimit të ministrit të Brendshëm ndoshta nuk do e kishte penguar esencialisht vajtjen e këtij ministri në zyrë ose përmbushjen e kryeministrit, por kjo do të ishte bërë kundrejt kostove apo pengesave aq të mëdha morale, sa do të ishte bërë vërtet një precedent në republikën tonë, që po flet përditë për pastërtinë e figurës, për një biografi të pastër, për përgjegjshmëri dhe për një mesazh moral. Kështu siç ndodhi, jo vetëm që kjo nuk u pengua, por edhe institucioni i Presidentit u dëmtua, për shkak të faktit se tregoi që kemi një president, i cili respekton Kushtetutën kundër ndërgjegjes së tij.

Sot në shoqëri të lirë, nuk mund t’i kërkohet askujt të bëjë veprime kundër ndërgjegjes së tij, as edhe një gazetari, jo më Presidentit të Republikës. Dhe së fundi, kauzës së demokratëve që përbën edhe një kauzë të rëndësishme të opinionit publik, presidenti i dalë nga radhët e demokratëve dhe i shquar vazhdimisht për njëanësi politike të dukshme, nga origjina e partisë, Nishani i dha një goditje finale, fatale. Sepse ai nuk u bë pengesë morale e një procesi të cilin demokratët e Shqipërisë, por edhe një pjesë e mirë e opinionit publik, opinionit gri, kishte: Mosardhja në radhët e qeverisë, e individëve të paktën me prova formale të punës në të tilla organe të diktaturës apo mbi pretendime të qytetarëve të caktuar, të cilat mbeten gjithsesi për t’u vërtetuar.

Mesazhi i aktit të presidentit Nishani për demokratët është tipikisht ky: Një president i emëruar dhe i dobët publikisht nuk e ka kurajën morale për të bërë akte të rëndësishme atëherë kur koha për një akt vjen.

Ky ishte rasti i artë i Nishanit të mbetej në histori si presidenti që instaloi një precedent. Jo gjithçka kalon, nëse do ta besojmë nga fjalimi i tillë se ishte në një krizë të vërtetë ndërgjegjeje dhe për këtë presidenti jepte edhe dorëheqjen. Kur Bujar Nishani u emërua President i Republikës erdhi si kandidaturë e minutës së fundit, e cila prishi çdo logjikë politike dhe konsensus të kohës. Atëherë pata shkruar një shkrim “Njeriu i mirë Nishani kundër interesit publik, kundër interesit të PD”. Ishte radha e PD-së të provonte shijen e hidhur të një presidenti, i cili gjatë gjithë viteve, nuk ndërtoi një personalitet në lartësinë e Presidentit të Republikës, përfshi këtu edhe njëherë për një çështje madhore me karakter moral, që i duhej partisë e cila e investoi dhe e çoi në atë post. Por në këtë rast i duhej jo vetëm asaj, por edhe opinionit të shëndoshë publik”.

Etiketa: Çilidekretinishanixhafa


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Monica Bellucci rikthehet me një rol të veçantë në Festivalin e Filmit në Kanë

Monica Bellucci rikthehet me një rol të veçantë në Festivalin e Filmit në Kanë

Video/ Gazetarja gjermane vë në siklet presidentin Trump

Video/ Gazetarja gjermane vë në siklet presidentin Trump

Natën para dasmës me Dianën, Princi Charles e ka kaluar duke qarë për dashurinë e vjetër

Natën para dasmës me Dianën, Princi Charles e ka kaluar duke qarë për dashurinë e vjetër
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com