Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili ishte karagjozi për të cilin presidenti mban shënime?

2020/05/14 at 4:55 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cili ishte karagjozi për të cilin presidenti mban shënime?

Presidenti i vendit Ilir Meta, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranë, truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa e ka cilësuar këtë akt, si të papajtueshëm me Kushtetutën, Meta tha ndër të tjera se ky objekt duke qenë se është i konsideruar kombëtar, nuk mund të jetë në juridiksionin e Bashkisë.

Por nga ana tjetër, duke ju referuar vendimit, Meta ja delegoi të gjithë përgjegjësinë e këtij vendimi qeverisë, duke cilësuar se bashkisë i mbetet vetëm ta vendosi në ekzekutim.

“Qëllimi për shkatërrimin e godinave aktuale të kompleksit të Teatrit Kombëtar është vendosur dhe urdhëruar në mënyrë të detyruar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Këshilli Bashkiak, mbetet vetëm që ta vendosin në ekzekutim këtë vullnet politik të Qeverisë dhe Kryeministrit”, tha Meta.

Duket se në këtë artikulim, Meta përjashtoi indirekt nga përgjegjësia kryetarin Veliaj, duke e cilësuar vendimin “vullnet politik të qeverisë shqiptare”.

Por nga ana tjetër, presidenti la sot të paadresuar një përcaktim të tij, kur foli për “ndonjë karagjoz që kërkon të bëjë prova force me presidentin”, duke i lënë kështu vend pikëpyetjes: Për kë e kishte fjalën?

Kjo frazë e presidentit erdhi në fakt pas dy pyetjeve të një gazetari, të cilat Meta duket se i shkriu së bashku, pa lënë të qartë të kuptohet se kujt ju drejtua mesazhi i tij, ndërsa tha se presidenti i mban të gjitha shënim.

“Pavarësisht dy padive në kushtetuese dhe një tjetër në SPAK, duket se mazhoranca dhe bashkia janë të vendosur, pasi nesër mblidhet këshilli. A do të jeni ju me qytetarët dhe artistët në shesh për të mbrojtur teatrin? Dhe një pyetje lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Keni kërkuar ndërprerjen e mandatit të anëtarit Dvorani. Cila do të jetë rruga që do të ndiqet nëse Euralius dhe USAID do të jenë kundër kërkëesës suaj?”, pyeti gazetari gjatë daljes së presidentit për mediat.

“Çështja për të cilën unë kam dalë këtu është e një rëndësie të veçantë. Nuk është çështje procedurash, është çështje e nivelit kushetues dhe askush nuk mund të fshihet pas procedurave për shkelje te vetëdijshme dhe të qëllimshme të kushetutës, të cilët cënojnë një interes të përbashkët të gjithë qytetrarëve të Republikës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë, që ka të bëjë më nje interes kombëtar. Përsa i takon asaj se ku do të jetë presidenti, presidenti është në krye të detyrës, në mbrojtjeje të kushtetutës dhe do të jetë gjithmonë në krye të detyrës. Përsa i takon ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force me presidentin apo këdo tjetër, duhet ta kenë të qartë që preseidenti sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë. I ka bërë paralajmërimet të përsëritura”, u shpreh Meta, pa lënë të qartë se cili ishte karagjozi, për të cilin presidenti po mbante shënime. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë

Rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë

Tragjike në Korçë, fëmija 8-vjeçar gjen vdekjen në një rezervuar

Tragjike në Korçë, fëmija 8-vjeçar gjen vdekjen në një rezervuar

Zyrtari i SHBA: Publikut t’i thuhet e vërteta, jo informacion i filtruar

Zyrtari i SHBA: Publikut t'i thuhet e vërteta, jo informacion i filtruar

TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com