Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili është rrethi i ngushtë i Putinit që po drejton luftën?

2022/03/03 at 4:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Cili është rrethi i ngushtë i Putinit që po drejton luftën?

Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës, prej një jave tashmë, duke e çuar ushtrinë ruse në një luftë me rrezik të lartë, pasojat e së cilës kërcënojnë të shkatërrojnë edhe ekonominë e vendit të tij. Si Komandant i Përgjithshëm, përgjegjësia përfundimtare për pushtimin i takon atij, por ai gjithmonë është mbështetur nga një rreth i ngushtë njerëzish besnikë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë nisur karrierën e tyre në shërbimet e sigurisë ruse.

Megjithatë, çdo ditë e më shumë Putin po shfaqet si një figurë e vetmuar dhe e izoluar. Në këtë moment fatal në Presidencën e tij, kush është krahu i djathtë i Putinit, i aftë të veprojë dhe të koordinojë ecurinë e luftës?

Sergei Shoigu, Ministër i Mbrojtjes

I pari në listë, padyshim është Sergei Shoigu, i besuari i Putinit prej kohësh që gjithmonë i ka qëndruar stoik linjës ideologjike të Putinit dhe vendimeve për çmilitarizimin e Ukrainës, si dhe mbrojtjen e Rusisë nga i ashtuquajturi kërcënim ushtarak i Perëndimit.

Një njeri me pasione të veçanta, sikurse edhe lideri i tij. Shoigu dhe udhëheqësi i Rusisë, shpesh janë parë në udhëtime së bashku, si dhe duke gjuajtur apo duke peshkuar në Siberi. Në të kaluarën, ai është konsideruar edhe si një pasardhës i mundshëm i Putinit.

Mirëpo lufta po vë në diskutim çdo gjë, duke shtuar madje dyshimet dhe frikën e Putinit ndaj çdo njeriu. Në një foto të këtyre ditëve, u pa kreu i forcave të armatosura, Sergei Shoigu, i ulur në fund të tavolinës, me një distancë të konsiderueshme nga Putini.

“Shoigu duhej të marshonte për në Kiev; ai është ministër i Mbrojtjes dhe supozohej ta fitonte atë”, thotë Vera Mironova, një Specialiste për Konfliktet e Armatosura. Ai u vlerësua nga Presidenca për aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Gjithashtu, i dëshmoi besnikërinë Putinit pas akuzave për helmim me agjent nervor ndaj liderit të opozitës, Alexei Navalny në vitin 2020.

Sipas Ekspertit të Shërbimeve të Sigurisë ruse, Andrei Soldatov, ministri i Mbrojtjes, Shoigu, është ende zëri më me ndikim që presidenti dëgjon. “Shoigu nuk është vetëm në krye të ushtrisë, ai është gjithashtu pjesërisht përgjegjës për ideologjinë ruse.”

Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Si shef i shtabit, ishte detyra e tij të pushtonte Ukrainën dhe ta përfundonte punën shpejt. Ai ka luajtur një rol të madh në fushatat ushtarake të Vladimir Putin që kur ai komandoi një ushtri në Luftën Çeçene të vitit 1999, dhe ishte gjithashtu në ballë të planifikimit ushtarak për Ukrainën, duke mbikëqyrur stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, muajin e kaluar.

I përshkruar si një “njeri që nuk buzëqesh kurrë”, gjenerali Gerasimov luajti gjithashtu një rol kyç në fushatën ushtarake për aneksimin e Krimesë. Disa raporte sugjerojnë se tani ai është lënë mënjanë për shkak të situatës jo të mirë të luftës në Ukrainë.

Por për ekspertët, këto dyshime nuk janë të vërteta: “Putini nuk mund të kontrollojë çdo rrugë dhe çdo batalion, dhe ky është roli i tij.” Ndonëse ministrit të Mbrojtjes mund t’i pëlqejnë uniformat e tij, ai nuk ka trajnim ushtarak dhe duhet të mbështetet te profesionistët.

Nikolai Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit

Një nga tre besnikët e Putinit që ka bashkëpunuar me të që nga vitet 1970 në Shën Petersburg, kur qyteti i dytë i Rusisë njihej ende si Leningrad. Patrushev jo vetëm që punoi me të në KGB-në e vjetër, gjatë epokës komuniste, por e zëvendësoi atë si kreun e organizatës pasardhëse të saj, FSB, nga viti 1999 deri në 2008.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tri ditë para pushtimit, Patrushev hodhi hipotezën e çuditshme se “qëllimi konkret” i SHBA-së, ishte shpërbërja e Rusisë. Seanca ku Patrushev u shpreh, ishte një pjesë e jashtëzakonshme e një “teatri”, ku anëtarët e ekipit të sigurimit të Putinit, shkuan një nga një te një foltore, për të shprehur mendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së separatistëve në Ukrainë.

Alexander Bortnikov, Drejtor i Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse

Vëzhguesit e Kremlinit thonë se presidenti i beson informacionit që merr nga shërbimet e sigurisë, më shumë se çdo burimi tjetër, dhe Alexander Bortnikov është njeriu i brendshëm që i përcjell të dhëna me devotshmëri Putinit.

Një dorë e vjetër e KGB-së së Leningradit, mori edhe drejtimin e FSB-së, njësoj si Nikolai Patrushev. Të dy dihet se janë të afërt me presidentin, por për disa analistë, Bortnikov nuk ka aq ndikim sa për të sfiduar liderin rus, apo për të dhënë këshilla në të njëjtën mënyrë si të tjerët.

Sergei Naryshkin, Drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Huaj

Së bashku me Nikolai Patrushev, shefin e shërbimit të sigurisë, Alexander Bortnikov, dhe kreun e inteligjencës së huaj, Sergei Naryshkin, plotësohet rrethi i ngushtë i presidentit. Treshja e vjetër e Leningradit, ish-agjentë të KGB-së, njihen si “siloviki”, ose zbatues.

Sergei Naryshkin ka qëndruar përkrah presidentit në pjesën më të madhe të karrierës së tij. Kur u pyet për vlerësimin e situatës në Ukrainë, Shefi i Inteligjencës, duket se nuk u shpreh ashtu si presidenti do të dëshironte, pasi Putini iu përgjigj: “Nuk është kjo ajo që po diskutojmë”.

Megjithatë, ky veprim u pa si një lojë që Putinit i pëlqen të luajë me rrethin e tij të brendshëm, duke e bërë Naryshkin të duket si budalla. Sergei Naryshkin prej kohësh ka drejtuar Shoqërinë Historike Ruse. Vitin e kaluar ai dha një intervistë për korrespondentin e BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg, në të cilën mohoi se Rusia kishte kryer helmime dhe sulme kibernetike, ose kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera.




Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
VIDEO/“Incidenti”, çfarë ndodhi në takimin mes delegacionit ukrainas dhe atij rus

VIDEO/“Incidenti”, çfarë ndodhi në takimin mes delegacionit ukrainas dhe atij rus

Ukraina akuzon Rusinë: Ka shkelur të drejtat e njeriut, OKB t’i kërkojë llogari

Ukraina akuzon Rusinë: Ka shkelur të drejtat e njeriut, OKB t’i kërkojë llogari

Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina

Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com