Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili është ndikimi i falimentimit rus?

2022/06/27 at 9:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Cili është ndikimi i falimentimit rus?

Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik para një shekulli, duke u izoluar më tej nga sistemi financiar ndërkombëtar, pas sanksioneve të perëndimit për shkak të luftës së saj në Ukrainë.


Interesat fillimisht duhet të paguheshin më 27 maj, por dje përfundoi edhe periudha 30 ditore shtesë, që kredimarrësit kanë për të paguar borxhin, para se të shpallin falimentimin.

Duket se Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj, thotë Jay Auslander, avokat i njohur falimentimesh në Nju Jork.

Muajin e kaluar Departamenti amerikan i Thesarit i mbylli Rusisë mundësinë për të paguar investitorët e huaj përmes bankave amerikane.

Në përgjigje zyrtarët rusë thanë se do t’i paguanin borxhet me rubla dhe e ofruan një mundësi të tillë. Rusia thotë se i ka paratë për të paguar borxhet, por sanksionet i kanë bllokuar fondet e saj.

Zyrtarët rusë nuk e quajnë këtë falimentim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëllimisht kanë krijuar pengesa artificiale, që Rusia të mos jetë në gjendje të paguajë interesat e borxit të saj të jashtëm, tha Ministri rus i Financave Anton Siluanov.

Ana tjetër e argumentit është se “kjo po ndodh për shkak të sanksioneve, por sanksionet janë plotësisht nën kontrollin e Moskës, në se ajo heq dorë nga sulmi ndaj Ukrainës”, thotë avokati Auslander.

Më poshtë janë gjërat kryesore që duhet të dini për falimentimin rus:

SA ËSHTË BORXHI I RUSISË?

Rusia ka rreth 40 miliardë dollarë borxh në letra me vlerë, gati gjysma e tyre ndaj të huajve. Para fillimit të luftës, Rusia kishte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, shumica e të cilave të depozituara në shtete të tjera dhe tani janë të ngrira si rezultat i sanksioneve.

Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet e saj ndërkombëtare, që nga Revolucioni Bolshevik, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia dështoi me borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990, por ishte në gjendje të rimëkëmbej pas ndihmave ndërkombëtare.

Praktikisht, Rusia ka muaj që në sytë e investitorëve të letrave me vlerë ka dështuar të paguajë, thotë Liam Peach, ekonomist i specializuar për tregjet evropiane në zhvillim tek organizata “Capital Economics”.

Kompoanitë e sigurimit që mbulojnë borxhin rus, prej disa javësh kanë paralajmëruar se rreziku i mos pagimit të borxhit arrinte deri në 80%, ndërsa agjencitë e vlerësimit si “Standard & Poor” dhe “Moody” e kanë vendosur borxhin rus në nivelin e letrave me vlerë me rrezikshmëri të lartë.

SI BËHET PËRCAKTIMI I FALIMENTIMIT TË NJË VENDI?

Agjencitë e vlerësimit janë ato që përcaktojnë falimentim, por ato tashmë e kanë ndaluar vlerësimin e Rusisë. Gjykatat po ashtu mund të shpallin falimentimin e një vendi. Mbajtësit e letrave me vlerë, ose kompanitë që i sigurojnë ato, mund t’i kërkojnë një komiteti përfaqësuesish të firmave financiare, që të vendosin nëse është fjala për vonesë pagimi dhe të kërkojnë kryerjen e tij, megjithatë kjo ende nuk trajtohet si deklaratë formale e falimentimit.

Komiteti i Përcaktimit të Derivateve të Kredisë, një grup industrie bankash dhe fondesh investimi mund të jetë njëri prej atyre, që bëjnë vlerësime të tilla duke paralajmëruar për një “incident kredie”, thotë zoti Peach.

Paneli vendosi më 7 qershor se Rusia dështoi të paguante interesin shtesë për një pagesë të brë me vonesë, afati i së cilës ishte më 4 prill. Por, komiteti shtyu marrjen e veprimeve të mëtejshme për shkak të pasigurisë se si sanksionet mund të ndikonin në arritjen e ndonjë zgjidhjeje.

ÇFARË MUND TË BËJNË INVESTITORËT?

Mënyra formale për të deklaruar falimentim është nëse 25% ose më shumë e mbajtësve të letrave me vlerë thonë se nuk i kanë marrë paratë e tyre. Sapo të ndodhë kjo, falimentimi shtrihet edhe tek të gjitha letrat e tjera me vlerë të lëshuara nga Rusia jashtë vendit. Mbajtësit e letrave me vlerë mund të kërkojnë më pas një vendim gjykate për të zbatuar pagesën.

Në rrethana normale, investitorët dhe qeveria në falimentim zakonisht negociojnë një zgjidhje në të cilën zotëruesve të letrave me vlerë u jepen letra të reja që kanë më pak vlerë, por që të paktën u japin atyre një kompensim të pjesshëm.

Por sanksionet kanë ndaluar marrëdhëniet me ministrinë e financave të Rusisë. Dhe askush nuk e di se, kur do të përfundojë lufta, ose sa mund të vlejnë letrat me vlerë të falimentuara.

Në këtë rast, mospagesa dhe padia “mund të mos jetë zgjidhja më e mençur”, thotë avokati Auslander. Nuk është e mundur të negociosh me Rusinë dhe në të njejtën kohë ka kaq shumë të panjohura, kështu që kreditorët mund të vendosin “të presin tani për tani”.

Investitorët që donin të dilnin nga borxhi rus, mund të kenë dalë prej kohe, por të tjerët, kanë mbetur me shpresën për të përfituar nga ndonjë zgjidhje në të ardhmen. Por tani për tani, ata mund të rrinë në heshtje, për të shmangur lidhjen me luftën.

Pasi një vend falimenton, ai mund të përjashtohet nga huamarrja në tregjet e letrave me vlerë derisa falimentimi të zgjidhet dhe investitorët të rifitojnë besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e qeverisë për të paguar. Por Rusia tashmë është shkëputur nga tregjet perëndimore të kapitalit, kështu që çdo rikthim në huamarrje është gjithsesi shumë larg.

Kremlini ende mund të marrë hua në rubla brenda vendit, duke u mbështetur kryesisht tek bankat ruse për të blerë bono thesari.

CILI DO TË ISHTE NDIKIMI I FALIMENTIMIT RUS?

Por falimentimi rus mund të ketë ndikim të vazhdueshëm duke shtuar presionin mbi tregjet globale të letyrave me vlerë dhe duke i bërë investitorët shumë më të përmbajtur në investime që konsiderohen të rrezikshme duke mos dashur të investojnë para dhe kjo ka “gjasa të mëdha të çojë në falimentime të mëtejshme në tregjet e tjera në zhvillim”, thotë Chris Wafer, analist i ekonomisë ruse tek firma këshilluese “Macro-Advisory”.

Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të ikin nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës. Falimentimi do të ishte një simptomë shtesë e këtij izolimi dhe problemi.

Falimentimi nuk do kishte ndikim në ekonominë ruse në këtë moment sepse ky vend, për shkak të sanksioneve, ka vite që nuk ka marrë hua ndërkombëtare.

Rusia tani po siguron fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit, thotë zoti Weafer.

Por, në aspektin afatgjatë, kur lufta të ketë mbaruar dhe Rusia të bëjë përpjekjet për përmirësim të ekonomisë, “kjo do jetë koha kur pasojat e falimentimit do të jenë problematike. Kjo ngjason me rastet kur një individ, apo një kompani, kanë histori të keqe të kreditit, do t’u duhen vite të tëra për të tejkaluar problemin”, thotë zoti Wafer./ VOA



Ju sugjerojmë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Sarandë/ Hyri në det dhe nuk doli më, 29-vjeçarja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit

Sarandë/ Hyri në det dhe nuk doli më, 29-vjeçarja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit

Ish-zv.drejtorit të policisë, iu vu arma në kokë pas vrasjes së Xhuvanit

Ish-zv.drejtorit të policisë, iu vu arma në kokë pas vrasjes së Xhuvanit
















TE FUNDIT

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com