-Teknologji

Cili është aplikacioni më i shkarkuar në botë në kohën e karantinës?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 31/03/20 |
el ida

Në kohë pandemie, kur pjesa më e madhe e botës është izoluar, mbledhjet e kabineteve qeveritare, mbledhjet e punës, takimet e biznesit, shërbimet kishtare, dhe mësimi, po kryhen online përmes programit Zoom.

Programi lejon video biseda me deri në 99 njerëz në të njëjtën kohë dhe është kthyer në programin më të përdorur javët e fundit.

Zoom ofron një version falas për biseda që zgjasin më pak se 40 minuta, por miliona kompani janë abonuar për variantin e plotë të aplikacionit, ku mund të flasin pa limit për vetëm 15,99 paund në muaj.

Kompania nuk ka njoftuar shifra të përditshme të shkarkimeve, por firma e ndjekjes së aplikacioneve Apptopia tha se Zoom ishte shkarkuar 2.13 milion herë në të gjithë botën më 23 mars, ditën kur u njoftuan masat e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar , nga 56 mijë herë në ditë që ishte shkarkuar dy muaj më parë.

Rritja e popullaritetit të Zoom nuk ka kaluar pa u vënë re nga investitorët. Vlera e një aksioni të vetëm të kompanisë është rritur nga 70 dollarë në 150 dollarë më 30 mars.

Kjo i jep kompanisë një vlerë tregu prej 42 bilion dollarësh./Opinion.al

Pas