Bota

Cilët skenarë shpallin fitues Trump ose Biden, shtetet ku duhet të fitojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 04/11/20 |
Al Do

Gara për Shtëpinë e Bardhë është më e ngushtë se asnjëherë më parë. Numërimi i votave vijon ende në disa shtete, ndërsa kandidati demokrat Joe Biden kryeson me 238 përfaqësues në kolegjin elektoral, kundrejt 213 që ka siguruar Trump.

Megjithatë mbeten ende për tu shpallur fituesit e disa shteteve deçizive që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Janë dy skenare të ndryshme që bëjnë të mundur rizgjedhjen e presidentit Donald Trump.

Nëse ai fiton Pensilvaninë, i duhet të  fitojë edhe tre shtete. Aktualisht ai udhëheq në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut dhe do t’i mjaftonte edhe Nevada.

Pa Pensilvaninë, Trumpit i duhet të fitojë Xhorxhian, Karolinën e Veriut, Nevadan, Uiskonsin dhe Miçiganin.

Nga ana tjetër, kandidatit demokrat Joe Biden i duhet ose të fitojë Miçiganin, ku aktualisht po udhëheq, dhe Pensilvaninë. Ose të fitojë Nevadën, Uiskonsin dhe Miçiganin. Ky skenar i fundit duket më realist për kandidatin demokrat pasi ai aktualisht po udhëheq në këto shtete por me një diferencë shumë të vogël që mund të kthehet më vonë.

Aktualisht Biden ka marrë 69.8 milionë vota ndërsa Trump 67.2 milionë. /Opinion.al

Pas