Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Cilët janë 16 kandidatët që do të bëjnë vetingun dhe lidhjet me PS-në”

2017/03/29 at 7:33 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ruçi i kërkon Metës t’i hapë rrugë miratimin të Reformës në Drejtësi

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe deputeti i PS Gramoz Ruci, gjate nje seance parlamentare, ku Meta eshte zgjedhur me 91 vota pro, si kryetari i parlamentit. Ne kete seance kane bere betimin dhe deputetet e ardhshem te kuvendit.

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka publikuar profilet e shkurtra të 16 kandidatëve për Këshillat e Prokurorisë dhe Gjyqësorit, të cilët sipas tij kanë lidhje me PS-në.


Në një status në “Facebook” të titulluar “Miti i Vetingut”, Salianji shkruan se gjithçka bëhet nga mazhoranca për më shumë pushtet.

Salianji

SHKRIMI

Miti kryesor i ndërtuar është që  opozita po pengon vetingun!

Ngritja e miteve dhe legjendave urbane më shumë se  kudo gjendet në luftën për pushtet dhe bërjen politikë. Duke ngritur  mite ecet më i sigurt, ato“ngjisin” shumë më tepër se sa debatet e zgjatura për të zbuluar të vërtetën. Kështu ndërtohen  disa fabula nëpër media dhe shoqëruar me batuta ato zenë vend më mirë se çdo debat politik. Dhe kjo po ndodh  me atë që po i vishet reformës në drejtësi. Kjo sepse reforma në drejtësi nuk pritet të  përmirësojë vetëm drejtësinë e proçeseve gjyqësore të qytetarëve, nga ajo pritet të vijëpastrimi i madh, ai i pushtetit politik të lidhur me afera ekonomike të mëdha dhe më thellë akoma të lidhura me krimin e organizuar. Sot diskutimi për drogën kanabisin nuk është diskutim vetëm moral dhe kriminal por mbi të gjitha është diskutim ekonomik .  Ky diskutim duhet të nisë nga koka, kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimit.  Zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes por kanabisi është ilustrimi më perfekt që fajin nuk e ka ligji por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën.

Rëndësia e kësaj reforme prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në këtë vend për së paku 20 vitet e ardhshme. Kjo reformë dhe bazat e saj u formësua dhe lindi  si një përpjekje e fortë e opozitës dhe u votua në 21 Korrik unanimisht me mbeshtetje të fortë ndërkombëtare. Së pari sepse të pambrojturit ose njerëzit pa pushtet siç eshtë edhe opozita janë të parët që u duhet një drejtësi sa më e fortë, drejtësi të pavarur dhe të paanshme e cila bën të mundur ndalimin e zyrtarëve që abuzojnë, sidomos ministrat me megaskandale në korrupsion, me përhapjen e drogës, me abuzimet në tendera etj.

Për vetingun e këtij proçesi duhej të mblidhej ajka e shoqërisë dhe jurisprudencës dhe duhet të kishte, së paku 5 fish kandidatë më shumë se numri i vendeve për të bërë të mundur cilësi dhe barazi mes profesionistëve.

Por çfarë ndodhi! Duhet qartësuar një herë e mirë e madje duke e theksuar fort që opozita në këtë fazë nuk ka asnjë tager, ka vetëm propogandë mediatike të qeverisë në kurriz të cilësisë te proçesit duke fshehur të vërteten që secili mund ta gjykojë vetë nga një kërkim i thjeshtë emeror.   Proçesi për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të vetingut ka ngelur  në institucione  për shkak të tentativave për ta kapur ose për shkak të paaftësisë dhe kurrsesi për shkak të opozitës.

Në përfundim të proçesit për komisionet e vetingut u  përzgjodhën dhe u percollën në parlament  22 kandidatë për 27 vende, 5 aplikantë  më pak se postet që kanë komisionet e vetingut. Thënë edhe më thjesht që nëse do pranoheshin të gjithë do mbeteshin edhe 5 vende të lira bosh çka e dështoi ngritjen e komisioneve.

Kjo nuk mbaron me kaq, me një kërkim te thjeshtë  rezulton që së paku 16 kandidatë për komisionet e vetingut ( komisionet që do të kontrollojnë “pastërtinë” dhe lidhjet e dyshimta ne sistemin gjyqesor) janë të lidhur me Partinë Socialiste.

  • Albana Shtylla – ish anëtare e KQZ e emëruar nga PS.
  • 2- Alma Vokopola (Faskaj) – Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.

3- ‎Donald Xhelili, eshtë emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës pas vitit 2013 nga kjo qeveri

4- Eljona Lloja‎, rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.

5- ‎Elvis Zaimi, punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritik nëpër gazeta të ndryshme mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik në mbështetje të PS.

6- Florjan Ballhysa, Ish këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.

7- Ina Rama, si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtar apo prokuror te korruptuar

8- Klara Mullaj, ‎ka qenë punonjës e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në proçedim penal  për shpërdorim detyre.

9- Lindita Xhillari, është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish-Drejtoreshë Juridike në Presidencë perpara vitit 2012.

10- Nertila Sadedini,  aktualisht është Drejtoreshe  në Ministrinë e Mjedisit.

11- Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën proçedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.

12- Rezarta Abdiu, ish-drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001-2005 ;

13- Rozeta Ivanova, kandidate e PS për kryetare të K.Q.Z kur u zgjodh si kryetar i saj Denar Biba,

14- Shpresa Beçaj, ish Kryetare e Gjykatës së Lartë

15- Sokol Çomo, ish Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS. i zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD.Ende në detyrë si anëtar i KLD

16- Valbona Sanxhaktari : juriste në kryeministri

Nuk marr persiper te analizoj profesionalizmin apo aftësitë e tyre teknike por afërsia e tyre me Partinë Socialiste dhe propozimi apo emërimi në pozicione kyçe deri sot tregon qartë sa seriozisht e ka reformën Rama!

 

 

Etiketa: 16 kandidatëtSalianjivettingu


Ju sugjerojmë

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 2:08 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus
Aktualitet

Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

15 Maj, 2025 1:26 pm
Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

15 Maj, 2025 1:02 pm
Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Aktualitet

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025 12:52 pm
Para
AFP njofton për një anije të sapo fundosur në Mesdhe. Janë 146 emigrantë nga Libia

AFP njofton për një anije të sapo fundosur në Mesdhe. Janë 146 emigrantë nga Libia

Bëri bujë në Gjermani/ 2.3 mln euro për virgjërinë

Bëri bujë në Gjermani/ 2.3 mln euro për virgjërinë

Video/ Avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, por 141 pasagjerët shpëtojnë për mrekulli

Video/ Avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, por 141 pasagjerët shpëtojnë për mrekulli
















TE FUNDIT

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
15 Maj, 2025

Nuk i ka kursyer batutat me gazetarët britanikë, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik. Duke i uruar...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Sipas uniformave blu mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com