Mbrëmjen që lamë pas një aksident tragjik i mori jetën dy kushërinjve në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje ndërkohë një person tjetër ndodhet i plagosur rëndë.
21-vjeçari Jorges Shabanaj ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak të goditjes, ndërsa kushëriri i tij 22-vjeçari Alteo Shabanaj humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë aktualisht në spitalin e traumës në Tiranë ndodhet edhe 16-vjeçari, i cili ishte në makinë me ta, në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore.
Tre të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës në çastin kur mjeti i tyre Benz ka dalë nga rruga si shkak i shpetësisë së madhe. Më pas makina është përplasur me bordurën anësore duke përfunduar në një kanal. Sipas policisë një tjetër shkak, i këtij aksidenti është bërë edhe mjegulla e dendur./Opinion.al/