“Cilësi e lartë”! Shiste vaj ulliri të falsifikuar, përfundon në pranga

Në fund të Nëntorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmetoi sesi “Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar me një numër të lartë të interesuarish.


Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj. Pas porosisë, vaji erdhi me postë. Me emrin e kësaj firme nuk u gjet asgjë në QKB, por përveç kësaj “Stop” iu drejtua një laboratori privat për ta analizuar produktin.

Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike tha se produkti që ne blemë nuk është vaj ulliri. Sipas tij produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë çdo standardi madje i rrezikshëm.

Pas transmetimit në emisionin “Stop” u sekuestruan mijëra sasi lëndë vajore e papërcaktuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketat postare, 29 milionë lekë dhe mijëra euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme.

Babë e bir u vunën nën akuzë për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim. Në atë kohë u shpall në kërkim djali, por tani është bërë e mundur kapja e tij./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT